Guida e MASH maturantet duan me shume informacion

Guida me keshilla per zgjedhjen e universitetit cilesohet nga maturantet si nje ide e mire por informacioni dhe te dhenat qe gjenden aty jane te pamjaftueshme. Broshura e hartuar nga MASH prej disa javesh po promovohet nga vete Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj i cili nepermjet nje turi ne shkollat e vendit po i njeh maturantet me larmine e programeve qe ofrojne universitet publike si dhe me mundesite reale qe kane maturantet per te fituar nje te drejte studimi.
Pervecse eshte shperndare ne shkolla ky udhezues mund te gjendet edhe ne faqen elektronike te MASH dhe per tu informuar mjaftojne vetem disa minuta kohe. Hartuesit e saj kane menduar se informacionet me te vlefshme per maturantet jane ato qe kane te bejne me statusin e shkolles pra nese ata do te preferojne te ndjekin studimet ne shkolle private apo publike. Ne te dyja rastet nxenesit keshillohen qe te informohen mbi programet te cilat ofrojne shkollat mjedise ku zhvillohet mesimi si dhe cilesine e profesoratit. Ne rastin e shkolles private shkruhet se duhet bere kujdes me tarifen e studimit si dhe menyren e pageses se saj.
Per maturantet e kryeqytetit keshillat e perfshira ne kete pamflet jane te vlefshme por te pamjaftueshme. Ata kerkojne nje informacion me te plote dhe me te detajuar ne lidhje me universitetet publike dhe private. Nje informacion ky i cili nuk duhet te jete domosdoshmerisht broshure. Disa nga idete e maturanteve perfshijne manuale guide apo edhe informacione elektronike qe mund te hidhen dhe te pasurohen ne faqen e Ministrise se Arsimit. Jemi ne prag te perfundimit te shkolles se mesme dhe duam te dime me shume per universitetet dhe cfare ofrojne ato - thote Albana maturante ne shkollen e Mesme Ekonomike.
Propozimet
Alternativat qe japin maturantet per dhenien e informacionit per shkollen e larte jane nga me te ndryshmet. Duke nisur qe nga ato me tradicionalet e deri tek ato me inovativet. Menyre e sigurt dhe efikase do te ishte botimi i nje manuali ne forme libri ku MASH ndoshta ne bashkepunim edhe me universitetet te jepte informacione me te detajuara. Per numrin e programeve qe ofron nje fakultet pedagoget qe i japin ambientet sa ore mesimi zhvillohen ne nje jave cfare kalendari kane provimet cmimet apo bashkepunimet qe fakulteti ka me fakultete te tjera vendase dhe te huaja kreditet qe ofron secili program etj. Botimi i nje manuali te tille per nxenesit do te ishte shume i dobishem.
Ne listen e propozimeve te nxenesve eshte edhe informacioni on-line. Shume prej tyre thone se vete universitetet mund te ofrojne informacione pa qene e nevojshme perfshirja e Ministrise se Arsimit. Keshtu cdo fakultet duhet te kete nje faqe elektronike e cila te permbaje gjithe informacionin qe nje nxenesi i duhet per te zgjedhur shkollen e duhur. Ne fakt kerkesa e maturanteve per faqe elektronike te universiteteve eshte nje kerkese qe eshte bere me heret nga kompania gjermane CHE Centre for Higer Education Development e cila po kryen dhe procesin e renditjes se universiteteve ne vend.