E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bredhi, pazari kryesor në Tiranë

Dikush shpenzon më shumë, e dikush më pak….por për festat e fundvitit kanë filluar blerjet. Të paktën, në këtë kohë qytarët po mendojnë për dekorimet e shtëpisë.

Krishlindjet apo Viti i Ri nuk kuptohen pa një bredh. Madje fëmijët janë ata më entuziastët, të cilët kalojnë më shumë kohë për të bërë një pemë të gjithën të zbukuruar.
Në rrugën “Murat Toptani” në kryeqytet, ku shtëpizat prej druri ofrojnë shërbimet nga më të ndryshme, ndihet atmosfera festive. Qytetarët kanë nisur të blejnë, pemën, dritat apo topat shumëngjyrëshe dhe në raste të tjera dhurata për familjen apo njeriun e zemrës.
 

Teksa Tirana është në festë, edhe qytetarët kanë nisur përgatitjet. Edhe nëse shumë njerëz nuk kanë mundësi të festojnë festat e fundvitit në restorante luksoze apo te bëjë dhurata të shtrenjta, për një pemë të zbukuruar ka gjithmonë pak para të lënë mënjanë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›