E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi Civil, politikës: Shansi i fundit për t`i shpëtuar dënimit historik

Duke falenderuar delegacionin e Parlamentit Europian, të drejtuar nga eurodeputeti Eduard Kukan për sugjerimet dobiprurëse për Shqipërinë dhe shqiptarët, Kuvendi Civil deklaroi sot se mesazhi i Evropës ishte i qartë: “Mos i hidhni fajet njëri-tjetrit; Punoni për të ardhmen e vendit dhe Realizoni një dialog serioz në të mirë të shqiptarëve”.

Kryetari i "Kuvendit Civil" Dritan Broka në një prononcim për mediat tha se duhet që vetë evropianët të zbarkonin në Tiranë në mënyrë që të dilte në pah mashtrimi publik i politikës shqiptare.

Kuvendi Civil i bën apel politikës shqiptare të zbatojë porositë e Evropës në mënyrë që vendi të fitojë shansin e fundit për t`u bërë pjesë e saj; të ndalojnë mashtrimin publik dhe të bashkëpunojnë me maturi në të mirë të interesave të shqiptarëve.

Sipas kuvendit Civil ky është një shans i fundit për politikanët, në mënyrë që t`i shpëtojnë dënimit historik.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›