E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Neda e Big Brother boton libër

Share

Publikon libër Helena Kadare, Edi Rama .. e nuk publikon Neda e Big Brother? Pse jo! Nada e kishte pohuar edhe brenda lojës së Big Brother, se kishte një afeksion të veçantë për të shkruarin dhe letërsinë. Por si një studente e filozofisë, ajo u përfol shumë nga ish-banorët e këtij reality show se e tepronte duke bërë filozofen, dhe po ashtu për zakonin e saj të keq të të shkruarit në mure, zakon që e shfaqi brenda bashkëjetesës në shtëpinë e vëzhguar.

Për të vazhduar më tej me daljen nga loja, ku dashurinë ia shprehte të dashurit Ogrenit në muret poshtë shtëpisë së tij. Por tashmë duket se Neda Karafili, e etiketuar si filozofja e BB4, ka menduar diçka me serioze për pasionin e saj, të shkruarit. Ajo është ulur dhe ka shkruar një libër që e ka titulluar Archea, botuar nga shtëpia Botuese OMSCA-1. Për librin me 152 faqe, ajo thotë në parathënie se: Në këtë libër do të përpiqem tjua rrëfej edhe juve; Archenë. Timen.

Pra, në këtë libër të konceptuar me copëza prozash, në mënyrë të çrregullt ajo zbërthen Archean, një nga konceptet e para që haset në leximin për lindjen e filozofisë, duke trajtuar lindjen, dashurinë dhe vdekjen.

Nuk dihet se si do të pritet ky libër nga ish-banorët e BB4, ndërkohë që Neda është protagonistja e parë e BB që boton një libër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›