Çiljeta: Anulova skenat erotike, që të mos bëja xheloz të dashurin
Ka qëndruar rreth 40 ditë në Itali, në xhirimet e filmit Floorless dhe kaq ka mjaftuar që në mendjen e saj të ridimensionojë pasionet, sepse kinematografia është nga ato dashuri që kur të kap, nuk të lëshon më. Çiljeta Xhilaga, këngëtarja e njohur, tashmë ka një plan të ri, të merret seriozisht me filmin. Fundja në Itali ajo ka marrë shumë komplimente nga disa personazhe ekspertë, të cilët nuk e kanë idenë se çfarë ka bërë deri tani Çili, çfarë popullariteti ka ajo në vendin a saj. Kështu që kanë pasur mundësi të japin një gjykim të ftohtë mbi të, bazuar thjesht nga aftësitë aktoriale që ajo tregoi në atë film si një nga personazhet kryesore.
- A kishte skena erotike filmi?
- Në fakt, në skenar ishte parashikuar një skenë erotike me babain e fëmijës sim, por unë insistova që të mos e luaj, kështu që me dëshirën time u hoq ajo skenë.
Është kompleks yti apo kishe hallin e Aleksandrit?
- Në fakt edhe Aleksandri, pavarësisht se ka vite që jeton në Perëndim, gjithsesi ka një mentalitet shqiptar. Dhe kur i thashë që do bëj një film, pyetja e parë që më bëri ishte: A do ketë skena erotike?. Aty e kuptova se ai nuk e ka qejf këtë pjesë, kështu që vendosa që më mirë të mos e bëj,tha ajo.