Bregdeti, Berisha: Kaos me pronat
Falsifikimi i dokumenteve ka sjellë një gjendje kaotike, lidhur me çështjen e pronësisë në jug të vendit.
Vlorë / Qemal Biraku
Pak ditë pas ndalimit nga forcat e policisë të kreut të agjencisë së pronave të qytetit të Vlorës, kryeministri Berisha shprehet se qeveria synon të zgjidhë përfundimisht këtë çështje. Duke folur gjatë një takimi me komunitetin e biznesit në Orikum, kreu i qeverisë tha se "lidhur me çështjen e pronave në bregdet, dokumentet false kanë krijuar kaos në pronësinë e tokës, por qeveria ka kaluar një sërë ligjesh, që synon t`i japë një përgjigje përfundimtare këtij problemi". Deklarata e kreut të qeverisë vjen pas ndalimit të disa zyrtarëve të lartë, jo vetëm të agjencisë së pronave, por edhe pushtetarëve vendorë në disa zona të vendit. Gjatë takimit me biznesin në Orikum, kreu i qeverisë i ftoi ata të ndërmarrin projekte serioze për zhvillimin e zonës. "E kemi këtë avantazh dhe Orikumi e ka këtë mundësi. Nuk ka potencial më të madh se sa potenciali turistik i këtij vendi. Shqipëria e ka të garantuar zhvillim e saj të shpejtë, ajo do të zhvillohet më shpejt se e mendojmë ne, por detyra jonë është të bëjmë një zhvillim të mençur e të mos biem viktimë e babëzisë", u tha më tej Kryeministri përfaqësuesve të komunitetit të biznesit të Orikumit. Këtu, vazhdoi fjalën e tij Kryeministri, nuk fajësoj vetëm ndërtuesit, por edhe qeveritarët prandaj le të ndërgjegjësohemi, sepse kemi një pasuri përrallore.
"Miratuam 800 ha studim, le të mendojmë jo për atë që do të fitojmë sot, sepse e kuptoj se po të ndërtojmë një pallat shumëkatësh fitojmë shumë, por nëse vazhdojmë dhe ndërtojmë resorte të bukura ato mbeten dekada dhe shndërrohen në një pasuri, që prodhojnë vlera të vazhdueshme", u shpreh Kryeministri. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit i kërkuan kryeministrit hapjen dhe shtyrjen e postobllokut ushtarak të Uzinës së Pashalimanit me qëllim për t'i dhënë sa më shumë hapësirë turistike zonës së Orikumit si dhe hapjen e një rruge për të shkuar në zonën e Karaburunit, për të vizituar dhe pushuar në këtë zonë. Nga ana e tij kreu i Qeverisë u ka premtuar se së shpejti postoblloku do të shtyhet më në thellësi siç e ka kërkuar sipas tij, me ngulm disa herë kryetari i Bashkisë Braho. Por sipas Berishës, uzina do të ngelet zonë ushtarake. Gjatë paradites së djeshme Berisha inauguroi fillimin e punimeve për rregullimin dhe sistemimin e qendrës së fshatit Dhërmi, një investim i qeverisë qendrore dhe asaj vendore me vlerë 7.3 milionë lekë.