Malaj: PD në krizë, po shtyn dekretet e Topit
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj tha dje në një prononcim për mediat se, rrëzimi i pesë dekreteve për Gjykatën e Lartë gati një muaj më parë, nuk kishte të bënte me standardet, por me krizën brenda maxhorancës.
Madje, sipas tij, edhe procedurat e deritanishme kur nga Kuvendi duhet marrë pëlqimin, tregon se kjo krizë nuk është mbyllur ende. "Në thelb dua të them pa asnjë hezitim që edhe hera e parë nuk ishte thjesht një kërkesë për standarde, por ishte një ballafaqim krize brenda maxhorancës. Mënyra se si po sillen dhe me dekretet e dyta të presidentit, sidomos në momentin kur kërkohet pëlqim, tregon se kjo krizë nuk ka përfunduar, çdo debat profesional duket se është i mposhtur nga qëndrimi partiak i solidaritetit që dihet në grupin parlamentar të Partisë Demokratike", theksoi dje deputeti socialist. I pyetur nëse komisioni i Ligjeve, pas ndryshimeve të fundit të rregullores së Kuvendit, mund të shqyrtojë kandidaturat që vijnë nga institucionet e tjera, por jo dekretet e Presidentit, Malaj tha se: "Duhet të dallojmë çfarë është seanca e dëgjimit dhe do të ishte mirë, që për çdo njeri pavarësisht pëlqim apo miratim, të ketë mundësinë të ketë akses me komisionet reciproke në Parlament, pasi këto institucione në një mënyrë ose një tjetër votohen në Parlament. Problemi qëndron në faktin që në rastet kur kërkohet pëlqim, i gjithë procesi dhe në këtë rast nuk ka qenë proces transparent, kjo duhet të kryhet nga Presidenti që ka mandatin kushtetues për iniciativën e përzgjedhjes".