E Diel, 1 Nëntor 2026

Vellai I bej thirrje Ajetit te vetedorezohet

Deklarata

Naim Markaj vellai i te arratisurit nga burgu 313 ne Tirane i ka bere thirrje vellait te tij te vetedorezohet ne polici. Ne nje prononcim per mediat Naim Markaj ka treguar me detaje se si e kane marre vesh lajmin per arratisjen e te vellait si dhe eshte shprehur i habitur per kete akt te tij. Lajmin per arratisjen e Ajetit e morem vesh nga policia e cila mberriti per te bete kontroll ne shtepi - rrefen Naimi duke shtuar se eshte i habitur per arratisjen e tij pasi e kishte lene te takohej me te diten e sotme. Ai gjithashtu ka rrefyer se Ajeti nuk eshte shprehur asnjehere se donte te arratisej nga burgu duke shtuar se nuk kishte ndonje ide per vendndodhjen e vellait. Ne perfundim ai i ka kerkuar vellait te dorezohej serish pasi ka negociuar edhe me sherbimet e policise se Tiranes. Policia ka bere krehjen e zones por nuk ka mundur te bjere ne gjurmet e 20-vjecarit qe cilesohet si i rrezikshem por nuk dihet nese eshte i armatosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›