E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bregdeti i Semanit i mbushur me hidrokarbure"

Zona e Fierit nuk ka te ndotur vetem ajrin, por edhe pjesen ku mund te pushohet, pikerisht zonen ne bregdetin e Semanit. Fakti eshte pohuar nga vete kryetari i kesaj komune, Sotir Zarka i cili ka thene per "Koha Jone", se ndotja me e madhe vjen nga hidrokarburet te cilat derdhen ne kete zone. "Ndotja e shkaktuar kete vit nga hidrokarburet, pritet te sjelle nje ulje te numrit te pushuesve. Nese gjate vitit te kaluar ne Seman jane shenuar rreth 50 mije pushues ne dite, duke numeruar edhe pushues nga Maqedonia dhe Kosova, kete vit situata eshte shume problematike. Kjo per shkak te ndotjes e cila eshte duke shkaterruar zonen, por edhe plazhin", ka pohuar kryetari i komunes se Topojes, Sotir Zarka. Sipas tij, gjate vitit te kaluar pastrimi i zones eshte bere nga vete Komuna, por per kete vit nuk mjaftojne fondet dhe kerkohet nderhyrje nga shteti. "Ne kemi nje plan masash qe perkojne me pastrimin e brigjeve te detit. Kemi nisur nga puna, por fondet jane te pamjaftueshme. Megjithate jam teper pesimist sepse nuk eshte vetem sera, ajo qe ka ndotur bregdetin, por eshte vazhdimesia e ndotjes ajo qe e ben nderhyrjen tone jo rezultateve", ka thene me tej Sotir Zarka. Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›