E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, ajri i ndotur me squfur

Fusha e naftes se Marinzes e Patosit, vazhdon te jete ndotesi me i madh i ajrit me dioksid squfuri ne zonen e Fierit. Ky ndotes sipas specialisteve, po shkakton probleme te renda ne shendetin e banoreve te zones. Ky eshte rezultati i monitorimit te kryer per here te pare nga Instituti i Shendetit Publik ne kete zone naftembajtese. "Studimi qe kemi kryer per here te pare ne kete zone ka treguar nivele shume te larta te squfurit. Pra, dioksidi i squfurit (SO2 ) shenon rritje statistikisht vetem ne qytetin e Fierit, brenda pese viteve te fundit. Kjo lidhet me ndikimin e TEC-it te atjeshem dhe funksionimin e tij", ka pohuar Agron Deliu, specialist i mjedisit ne Institutin e Shendetit Publik.

Ndotja

Pavaresisht se ndotja eshte me e larte se nivelet e lejuara deri me tani, ajo qe specialistet theksojne eshte marrja e masave, pasi eshte e rrezikshme per banoret e zones. Deri me sot nuk ka te dhena te sakta mbi semundshmerine e zones por, specialistet thone se banoret e saj kane probleme me kujtesen, gje qe shpjegohet me mjedisin e ndotur nga nafta qe rrjedh pa kriter ne keto fusha. "Duhen mbajtur nen kontroll te rrepte e te vazhdueshem monitorimet e shkarkimeve nga oxhaket e tij, dhe duhet kerkuar perdorim i lendeve djegese me permbajtje S brenda normave te legjislacionit shqiptar, 1 per qind ne mase" ka pohuar Deliu. Sipas tij, e rendesishme eshte qe Ministria e Punes te rishikoje legjislacionin me qellim qe bizneset te ofrojne standarde te larta ne aktivitetin e tyre.

Studimi

Studimi me i fundit i Institutit te Shendetit Publik nuk eshte kryer vetem ne qytetin e Fierit por edhe ne 5 qytete te ndryshme te vendit, ka treguar se shqiptaret tashme jane te rrezikuar ne shendetin e tyre jo me nga pluhuri i zakonshem, por nga bloza e dale nga makinat. Ne qytetet me te ndotura ne vendin tone eshte Tirana, e cila ze vendin e pare si per grimcat e ngurta, ashtu edhe per blozen dhe benzenin. Per here te pare kete vit, kjo sasi bloze ka dale disa here me e lare se ajo e lejuar nga normat e Bashkimit Evropian, por edhe nga ato te vendit tone. Ne studimin e kryer nga ISHP-ja jane perfshire 6 qytete te medha ne vend dhe pikerisht Tirana, Vlora, Fieri, Durresi, Shkodra dhe Korca. "Po rritet ne menyre te qendrueshme edhe permbajtja e NO2 ne ajrin urban te ketyre qyteteve, si rezultat i shtimit te trafikut automobilistik. Bazuar ne ecurine rritese te tij, gjate pese viteve te fundit edhe NO2 pritet te kaperceje, normen e vendeve te BE-se", eshte shprehur specialisti i ISHP-se, Agron Deliu. Sipas tij, deri tani qytetet qe e kane kaluar kete norme jane Tirana, Korca, Fieri dhe Vlora.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›