Duel thikash ne lokal, tre te plagosur
KUCOVE- Tre persona kane mbetur te plagosur pas nje perleshjeje me thika mes dy grupeve. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se shtunes, ne nje lokal te qytetit te Kucoves, nderkohe qe policia ka identifikuar autoret, por nuk ka mundur ende t'i prangose. Burime zyrtare bene me dije, se moren informacionin qe ne nje lokal ne lagjen "Tafil Skendo" ishin plagosur tre te rinj pas nje grindje per motive te dobeta. Erald Kaci, 22 vjec, Marjo Bano, 24 vjec dhe Taulant Hoxha, 22 vjec, mesohet se kane perfunduar ne spitalin e Beratit me plage te ndryshme ne trup. Mjeket u shprehen se tre te rinjte jane paraqitur ne gjendje jo te mire shendetesore. Ata kane marre ndihmen e pare dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Policia qe nisi hetimet e para, deklaroi se tre shoket jane gjendur ne te njejtin lokal me Sergein Pjetrin, 25 vjec dhe Ilir Asqeriun, 22 vjec, te dyshuar si autore. Ne pije e siper, te ndodhur ne dy tavolina te ndryshme, te rinjte mesohet te jete grindur me njeri-tjetrin per disa fjale te hedhura mes tyre. Por, kaq duket se ka mjaftuar dhe dy palet jane fyer dhe me pas perleshur, duke perdorur edhe thikat. Pjetri dhe Asqeriu pasi kane qelluar ne trup tre personat e tjere, kane arritur te largohen me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, ende pa mberritur policia. Uniformat blu pasi bene identifikimin e tyre, deklaruan se tashme Pjetri dhe Asqeriu jane shpallur ne kerkim.
E. Hazizolli
E. Hazizolli