Tragjedia, lumi perpin nene e bije
ELBASAN- Pamundesia per te paguar leke, qe te kalonte lumin Devoll se bashku me vajzen dhe djalin e saj i ka kushtuar shume shtrenjte. Mbyten ne lume tragjikisht nene e bije, ndersa shpeton per mrekulli pas nderhyrjes se nje banori deshmitar, djali i vogel vetem kater vjec. Ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e dites se djeshme, ne afersi te fshatit Rrenas te komunes Gostime, ne zonen midis Elbasanit dhe Librazhdit. Kete pjese te lumit banoret e perdorin per te kaluar ne anen tjeter te lumit ne fshatin Mollas, ku edhe ndodhet rruga automobilistike drejt qytetit. Gjate kerkimeve eshte bere e mundur te gjendet trupi i gruas, Selime Capja, kurse trupi i se bijes, Xhorxhina, nuk eshte zbuluar ende.
Ngjarja
Selime Capja, 41 vjece, me banim ne fshatin Grekan, bashke me dy femijet e saj Xhorxhina, 8 vjece dhe Antonio 4 vjec, ka qene duke shkruar tek familja e saj ne Mollas. Gruaja ka perdorur rrugen permes lumit, por nuk ka pritur te kete njerez apo ndonje mjet, por ka hyre menjehere ne uje pa e menduar se mund te ishte shume e rrezikshme. Ka mundur te beje disa hapa dhe pernjehere eshte perpire nga uji, bashke me vajzen dhe djalin e vogel. I vetmi qe ka qene gati 100 metra larg ka qene Azem Mekshi, i cili ka vrapuar per ta kapur ne uje djalin e vogel dhe e ka nxjerre nga rreziku. Kur ka tentuar te kape vajzen, rryma ka qene me e shpejte dhe per gruan dhe vajzen, nuk ka pasur asnje mundesi shpetimi. Menjehere banoret e zones jane grumbulluar ne vendin e ngjarjes duke ndjekur rrjedhen e lumit. Rreth nje ore me vone, ne afersi te fshatit Deshiran, eshte gjetur trupi i gruas 41-vjecare. Nderkohe banoret te ndihmuar edhe nga policia, po kerkojne trupin e vajzes 8-vjecare, e cila ende nuk eshte gjetur. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektiva te shumte policie dhe specialiste te ekspertizes. Po keshtu jane lajmeruar polumbaret, te cilet ne fakt nuk kane shume ne dore, per shkak te ujerave te turbullta dhe te rrembyeshme te Devollit.
Deshmitari
Azem Mekshi, tregon edhe momentet se si shpetoi djalin e mitur. "Po shikoja gruan me dy femijet qe po kalonin lumin dhe degjova te bertitura. Vrapova dhe munda te kapja vetem djalin, te cilin e nxora ne breg. U perpoqa te kapja edhe vajzen e vogel, por rrjedha ishte e forte dhe nuk munda, duke kerkuar ndihmen e bashkefshatareve", rrefen ai per gazeten. Kerkimet per trupin e pajete te vajzes 8-vjecare vazhdojne. Sipas policise po kerkohet ne segmentin poshte Deshiranit, ku edhe mendohet te kete perfunduar per shkak te ujerave te rrembyeshem. Ne grupet e kerkimit jane banore, efektive te policise dhe eshte kerkuar nderhyrja e polumbareve. Megjithate sipas specialisteve, uji eshte i turbullt dhe i ceket. E vetmja mundesi per te gjetur kufomen eshte nxjerrja nga lumi dhe mjetet rrethanore te kontrollit. Gjithsesi banoret kane kontrolluar gjate gjithe dites shtratin e lumit dhe kerkimet do te vazhdojne deri ne gjetjen e trupit te se mitures. Dy viktimat e te dieles i shtohen tre rasteve te tjera qe kane humbur jeten pergjate ketij lumi ne 3 vitet e fundit vetem ne tentativen per te kaluar Devollin ne kahun tjeter.
Tragjedi e paralajmeruar, nuk na ndertojne nje ure"
Mustafa Senja, banor i fshatit, tregon se tragjedia ne familjen Capja eshte e paralajmeruar. "Ajo grua ndoshta nuk e kuptoi sa e rrezikshme ishte te kaloje, pasi uji ishte i rrembyeshem. Ajo nuk eshte e para dhe nuk do te jete as e fundit. Edhe tani qe ne flasim banoret vazhdojne te kalojne, kur sapo uji ka perpire dy njerez. Per ne eshte nje tragjedi e madhe. Ky lume po vazhdon te perpije jete njerezish", thote ai per "KJ". Gruaja me dy femijet e saj shkonte te te afermit qe banonin ne krahun tjeter te lumit, ne Mollas. "Ketu edhe karrocat i ka marre lumi. Gjate kesaj kohe jane mbytur 22 kuaj dhe shume karroca", tregon me tej Mustafai. Banoret e fshatrave Rrenas, Grekan e Gjyrale ankohen se nuk kane nje ure per te kaluar ne anen tjeter, ne fshatin Mollas, ku behet dhe pazari i cdo jave, kane lidhje familjare dhe rruga eshte e mire per te shkruar drejt qyteteve. Kjo zone nga Gostima e deri ne Kucove vuan per nje ure, mungesa e se ciles eshte kthyer ne burim te vazhdueshem fatkeqesish. Mustafai thote se cdo dite kur degjojne te therritet dhe te bertitet nga lumi nxitojne me vrap, pasi gjithmone mund te ndodhi ndonje fatkeqesi. "Ne jemi te gjithe te kercenuar si kjo familje. Ne presim qe lumi te shteroje qe te kalojme ne anen tjeter. Por ka dite kur ka reshje dhe nuk dihet sesi jane prurjet. Keshtu ndodhi edhe sot me gruan dhe femijet", tregon ai. "Kjo eshte nje tragjedi e madhe per ne. Askush nuk e "vret" mendjen fare se cfare behet. Askush nuk na sheh. Ne duam vetem nje ure. Kaq kerkojme, qe te mos na mbyten me njerez", apelon nje tjeter banor i zones.
Lumi qe ka perpire njerez dhe kafshe
Banore te tjere te zones thone se rastet ketu nuk kane munguar. Vetem nje vit me pare eshte mbytur nje grua, trupi i se ciles u gjet 3 muaj me vone. Po keshtu jane mbytur shpesh femije. Rastet me te shumta i perkasin faktin se banoret e perdorin lumin per te kaluar ne anen tjeter pasi kane lidhje te madhe me Mollasin, nuk kane ure dhe mundohen qe te shkurtojne mjaft shpenzimet, pasi ne kete zone nuk ka as mundesi transporti. Taksisti i vetem ne kete pjese eshte nje banor i fshatit, i cili ka nje karroce me kuaj. Ai thote se shpesh njerezit e kalojne ne kembe dhe kjo i rrezikon. Jane rreth 2000 banore ne tri fshatra, qe presin nje ure per te kaluar ne anen tjeter dhe as fatkeqesite nuk i ndalojne pasi varferia, largesia dhe nevojat jane me te medha. Gruaja duket se ka menduar se uji kishte shteruar dhe eshte perpjekur te kaloje vete, duke mos kerkuar ndihmen e karrociereve, qe shpesh edhe paguhen. Ndoshta edhe kjo e ka detyruar viktimen te nxitoje e ta kaloje ne kembe.
Fatos Salliu