Bregu 200 arsye per te mos votuar Ramen

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu akuzoi sërish të hënën kryetarin e PS, Rama, se qëllimisht bllokoi marrjen e statusit të kandidatit duke mos votuar 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli.
Bregu ka kujtuar se 200 ditë më parë, Bashkimi Europian deklaroi se Shqipëria ishte një hap larg marrjes së statusit, por që të kapërcehej ky hap u vendos vetëm një kusht: votimi i 3 ligjeve. “Në plot 200 ditë, vazhdimisht e vazhdimisht, Rama pati vetëm një impenjim: bllokimin e këtyre 3 ligjeve, bllokimin e aspiratës europiane të të gjithë shqiptarëve. Në çdo seancë parlamentare të zhvilluar në këto 200 ditë, Rama e ka refuzuar, i ka Zgjedhjet 2013Berisha: Të shembim murin patriarkalMeta në Vlorë: Koha për ndryshimMediu: Taksa progresive e PS, e gabuar thënë me këmbëngulje “jo” kërkesës së përhershme të maxhorancës për t’i votuar 3 ligjet”, ka deklaruar Bregu. Sipas saj, sot qytetarët shqiptarë kanë të paktën 200 arsye për të mos e votuar Edi Ramën dhe çdo ditë që kalon me statusin e bllokuar është po ashtu një arsye më shumë për t’i thënë jo atij dhe opozitës që drejton. “Çdo gënjeshtër, manovër politike gjasme evropiane, alibi pa sens e shpesh kontradiktore, është një arsye më shumë që shqiptarët të mos votojnë Edi Ramën”, ka deklaruar Bregu, duke renditur edhe pasojat që sipas saj ky bllokim u ka shkaktuar shqiptarëve. “Për 200 ditë, bashkë me statusin Edi Rama u ka mohuar qytetarëve dhjetëra milionë euro fonde të Bashkimit Europian”, ka thënë ministrja e Integrimit. “Ai vazhdon t’u mohojë shqiptarëve dhjetra-mijëra vende pune që lidhen me integrimin e vendit në BE, si dhe vazhdon t’u mohojë të rinjve mundësi studimi, kualifikimi dhe karriere profesionale në vendet më të mira europiane”, ka shtuar Bregu.