E Diel, 1 Nëntor 2026

Zaganjori merr drejtimin e Gjykates se Larte

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte i pranishëm në ceremoninë e prezantimit në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, zotit Xhezair Zaganjori, si dhe dy anëtarëve të emëruar Admir Thanza dhe Tomë Ndreca.

Kreu i ri i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori u shpreh se vendi ynë ka nevojë të ndjekë modelet e vendeve me demokraci të zhvilluar, të cilat kanë arritur të kenë një gjyqësor që është kolonë e rëndësishme. Zoti Zaganjori i tha presidentit se Gjykata e Lartë do të rrisë profesionalizmin në shërbim të rritjes së shpejtësisë së gjykimit të çështjeve, në mënyrë që qytetari të jetë në radhë të parë përfituesi i drejtësisë. Nga ana e tij presidenti Nishani u shpreh se, askush nuk mund të ndërhyjë, të shohë, apo të analizojë një vendim të çdo gjyqtari e të çdo gjykate, madje as KLd nuk mund ta bëjë këtë. “I vetmi mekanizëm që e bën këtë është Gjykata e Lartë, si i vetmi institucion që ka hapësirën ligjore e cila orienton qartazi se si duhet të sillet një gjyqtar në marrjen e vendimit”, deklaroi Nishani. Ndërkohë, anëtarët e rinj, Admir Thanza dhe Tomë Ndreca u betuan se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës dhe ligjit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›