E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu Do te vazhdojme reformat pavaresisht pengesave te diktatures se opozites

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi dje gjate pjesemarrjes ne takimin e 11-te Lidereve te Partive anetare te IDU-se se qeveria do te vazhdoje rrugen e reformave sic edhe ka bere ne vitet e fundit pavaresisht theksoi ajo veshtiresive qe po krijohen nga diktatura e opozites. Ne keto 20 vjet fale reformave te medha qe qeveria shqiptare ka bere e po vazhdon te ndermarre Shqiperia ka njohur zhvillime te medha pavaresisht veshtiresive e pengesave qe po krijon ne vazhdimesi diktatura e opozites se re shqiptare - tha Bregu. Ne vazhdim te fjales se saj ne prani te krereve e perfaqesuesve te qeverive e partive te djathta nga te gjitha vendet e botes ministrja e integrimit i njohu te pranishmit me modelin e qeverisjes se vogel me modelin e ri ekonomik ne vend. Ne kete kontekst Bregu shtoi se qeveria gjithashtu ka marre masa per krijimin e lehtesirave te medha per hapjen e zgjerimin e biznesit uljen e taksave dhe barres fiskale rritjen pozitive te investimeve te huaja dhe eksporteve numrin e turisteve uljen e ndjeshme te papunesise dhe rritjen vit pas viti te pagave pensioneve si dhe te sigurimeve shoqerore. Pasi u eshte referuar shifrave dhe fakteve konkrete raporteve e klasifikimeve nderkombetare qe konfirmojne absolutisht zhvillimin me hapa galopant te Shqiperise ministrja Bregu ka theksuar edhe nje here se bojkotet mosmiratimi i ligjeve ne parlament diktatura e opozites se re nuk kane per ta ndaluar procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Qeveria shqiptare eshte e sigurt se do te vazhdoje me vullnet te plote realizimin e te gjitha reformave e arritjen e te gjitha standardeve per tu bera anetare e denje e Bashkimit Evropian - u shpreh ajo. Gjate pjesemarrjes se saj ne takimin e 11-te Lidereve te Partive anetare te IDU-se Unionit Internacional Demokratik Ministrja Bregu mori pjese edhe ne pritjen qe Kryeministri David Kameron organizoi ne seline e tij per te pranishmit e takimit te 11-te te Unionit Internacional Demokratik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›