Norvegji Berisha pershendet marreveshjen PD-PS

Kryeministri Sali Berisha gjate vizites qe po zhvillon ne Norvegji takoi Z/presidentin e Parlamentit Per-Kristian Foss me te cilin ndau edhe lajmin e konsensusit mes dy forcave politike per reformen zgjedhore. Kreu i qeverise nenvizoi se kjo marreveshje per te miren e vendit. Berisha theksoi se per dy vjet radhazi reforma kyce u bllokua por tashme opozita me se fundi po i kthehet realitetit politik. Gjate takimit u diskutua edhe per situaten politike dhe procesin e integrimit evropian. Kryeministri u shpreh se Parlamenti sapo kishte marre vendim per te zhbllokuar miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar fillimin e reformes zgjedhore dhe asaj te rregullores se Parlamentit kushte keto te vendosura edhe nga Bashkimi Europian. Berisha e siguroi Per-Kristian Foss se integrimi europian eshte projekti me i rendesishem i qeverise se tij dhe se ky projekt bazohej vetem ne merita dhe reforma.