E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta LRI-se Kreu i Bashkise se Tiranes perfaqeson hapjen e rrugeve

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta mbajti diten e djeshme nje takim me drejtuesit e Levizjes Rinore per Integrim ne Tirane. Ne fjalen e tij ai theksoi se ekonomia shqiptare duhet te ktheje syte tek prodhimi vendas. Ekonomia shqiptare per te qene e qendrueshme duhet te ktheje syte nga prodhimi vendas duhet qe te perqendrohet ne eksportimin e energjise. Por nder te tjera kreu i LSI-se ka vene theksin se premtimet e LRI-se po zbatohen ne bashkine e Tiranes e kjo eshte vene re ne 100 ditet e para te drejtuara nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Me tej Meta ka falenderuar te rinjte per angazhimin e tyre ne veprimtarine politike ne vend dhe ka pohuar se ne zgjedhjet e reja qe do te behen ne te gjithe vendin LSI-ja do te zgjeroje anetaresine e saj.

Ish-zv. kryeministri Meta deklaroi se premtimet e levizjes rinore ne kryeqytet po behen realitet tanime duke shtuar mundesine per punesim. Meta u shpreh optimist per rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme pasi sipas tij ne zgjedhjet e fundit votat per Levizjen Socialiste per Integrim jane shtuar. Jam i sigurt se kryetari i ri i Bashkise koalicioni i ri ne Keshillin Bashkiak perfaqeson frymen e hapjes se rrugeve dhe jo mbylljes se tyre - theksoi Meta. Sipas tij LSI-ja eshte dhe do te jete nje force politike energjike e progresiste pasi ka gjithmone nje ze me rinor qe quhet LRI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›