E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu 5 padi per shpifje ne Gjykaten e Larte

07/10/2010Ne liste krere te PS-se

TIRANE- Akuzave te Partise Socialiste ministria e Integrimit u eshte kunderpergjigjur me nje padi penale depozituar ne Gjykaten e Larte ku i ka kerkuar kesaj te fundit gjykimin e kryetarit te PS Edi Rama dhe kater deputeteve te kesaj force politike per akuzen e shpifjes dhe fyerjes per shkak te detyres. Padine penale te ministres Majlinda Bregu e ka depozituar ne gjykate avokati i saj. Ne kerkese thuhet se kryetari i PS Edi Rama dhe deputetet Olta Xhacka Eduart Shalsi Ilir Beqja dhe Ermonela Felaj ne menyre sistematike dhe te perseritur kane shpifur ndaj ministres Bregu dhe anetareve te familjareve te saj duke hedhur nje lume akuzash te paqena. Duke i konsideruar keto akuza te paqena si shantazh ministria Bregu kerkon nga Gjykata e Larte pranimin e kerkeses per nisjen e seancave gjyqesore ne ngarkim te 5 personave te sipercituar te cilet ajo i konsideron si pjese e grupit qe e kane sulmuar gjate kesaj kohe me nje sere akuzash duke filluar nga lidhjet me koncesionet e hidrocentraleve dhe se fundi me anetare te organizates mafioze Sacra Corona Unita qe u arrestuan kater dite me pare ne qytetin e Vlores. Pak dite me pare ndaj deputetes Ermonela Felaj dhe Olta Xhacka kreu padi ne gjykate edhe kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu Hektor Ajazi.

E. Qyno

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›