Bregu: Ftojme opoziten te hyje ne Parlament
Mazhoranca e ka ftuar here pas here opoziten te behet pjese e Parlamentit dhe e reformave per integrimin, por ka qene opozita ajo qe ka mbajtur nje qendrim te disbalancuar dhe refuzues. Ky ishte komenti qe beri dje ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ne lidhje me qendrimin e opozites, pergjate prezantimit te perkthyesve te cilet do te punojne me Pyetesorin e Bashkimit Evropian, qe pritet te vij. "Nuk ka munguar asnje dite ftesa per konsensus ndaj opozites shqiptare. Nje ftese, e cila ka qene konsekuente gjate 4 muajve pas zgjedhjeve te qershorit, nderkohe qe mazhoranca ftonte opoziten per te qene prezent ne Parlament, ne nga ana tjeter merrnim vetem nje lume akuzash nga opozita, pra nje disbalance totale", deklaroi Bregu. Sipas saj, aktualisht institucionet shqiptare po kryejne nje volum shume te madh pune dhe eshte e rendesishme te kuptohet se kjo pune po kryhet ne te mire te qytetareve shqiptare. "Ne, kete moment duhet ta perjetojme si qytetare shqiptare, pastaj si politikane. Fatkeqesisht nuk eshte perceptuar si i tille dhe fatkeqesisht kjo gje po mundohet te manipulohet nga nje person qe qendron ne krye te Partise Socialiste", theksoi Bregu ne lidhje me kreun e PS-se, Rama. Ne lidhje me procesin e perkthimit dhe plotesimit te pyetesorit, Bregu theksoi rendesine e madhe te perdorimit te nje anglishteje sa me te mire. Ministrja tha se grupi prej 58 perkthyesish, perbehet nga njerez me eksperience, pedagoge te Fakultetit te Gjuheve te Huaja, eksperte te fushes qe gjate gjithe karrieres se tyre jane marre me perkthime ne Shqiperi ose Kosove, prane UNMIK-ut.