E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: S'eshte tragjedi mungesa e PS ne Kuvend

Akuzat mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim tashme jane bere pjese e se perditshmes dhe nuk perbejne me lajm, por ajo qe ndodhi ne Prage ne kongresin e PSE-se nuk eshte me nje lajm kaq i zakonshem. Se pari, ne kendveshtrimin tuaj a perben nje incident dhe se dyti, i tejkalon permasat e perditshmerise tone politike?

Natyrisht, ne Prage ndodhen disa gjera, qe nuk do te ishte mire te kishin ndodhur, aq me teper ne syte e partnereve tane evropiane, pra nje lloj transferimi i kesaj menyre sjelljeje ne Tirane, atje. Mendoj se nuk eshte ndonje habi per te tjeret te mesojne se kryetari i Partise Socialiste nuk duron dot kur flasin te tjeret, por ajo qe ishte me e renda, qe ishte vertet nje mashtrim i Partise Socialiste ketu, e cila nxjerr nje njoftim te sajtin zyrtar neper media dhe televizione, sikur ishte miratuar nje dokument, nje rezolute, ne kete eveniment, ne perkrahje te gjithe kerkesave te PS-se dhe qe i behej thirrje Kryeministrit dhe koalicionit qeverises dhe keshtu me radhe, gje qe dihet u pergenjeshtrua zyrtarisht nga vet zedhenesja e Partise Socialiste Evropiane. Eshte vertet per te ardhur keq se si mund te perdoren aktivitete te tilla, per te genjyer dhe per te mashtruar opinionin publik. Kishin shkuar aq larg, sa dukej sikur atje kishin thene te hapen dhe kutite, gje qe jo vetem nuk eshte e vertete. Pasi Partia Socialiste Evropiane eshte nje institucion serioz dhe nuk mund te dale kunder institucioneve nderkombetare, te Bashkimit Evropian. Dihet qendrimi i ketyre institucioneve per zgjedhjet. Po ashtu, PSE nuk mund te dale kunder vendimeve te OSBE/ODIHR dhe ka qene e qarte se te gjitha mesazhet kane qene se Parlamenti eshte vendi ku behet debati, Parlamenti eshte vendi ku shkon opozita demokratike.

Le te mbetemi perseri te Praga, duke qene se eshte dhe vizita juaj e fundit jo vetem ne kuadrin diplomatik, por edhe si kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim. Perse u mblodh kongresi i PSE-se dhe cili ishte qellimi i vizites tuaj?

Se pari, Levizja Socialiste per Integrim ka qene dhe eshte gjithnje e ftuar ne aktivitetet e Partise Socialiste Evropiane, ne cdo aktivitet te kongresit, keshillit dhe shume te tjera. Eshte nje raport tashme i konsoliduar. Se dyti, ka qene kongresi i radhes i PSE-se dhe natyrisht ne kete drejtim ka qene dhe nje kongres i perpjekjeve te se majtes evropiane per te rimarre veten, pas disa rezultateve elektorale aspak te mira ne teresi. Keshtu qe, do thosha se ishte nje kongres per te filluar nje moment te ri, per te nisur rritjen e rolit te se majtes ne Evrope.

Pas incidentit te fundit ne Prage, a mund te thuhet se marredheniet mes PS dhe LSI-ja jane shkeputur perfundimisht dhe kemi nje divorc perfundimtar, te pakten per sa kohe kreret jane te njejtet?

Kjo, per mua, nuk eshte shume e rendesishme, sepse mendoj se deklaratat dhe qendrimit perjashtuese dhe kategorike ndaj cilitdo dhe cdo force demokratike nuk jane te arsyeshme. Por absolutisht rruga ne te cilen ecen kjo force politike, eshte nje rruge destruktive. Eshte nje rruge qe nuk i sherben as demokracise ne vend dhe as institucioneve demokratike, as integrimit evropian dhe as rolit ne rritje qe mund te kete opozita ne kete proces. Eshte nje rruge, e cila po asfikson cdo lloj qelize demokratike qe ka ekzistuar me pare ne kete force politike, duke e cuar kete ne drejtime te paditura.

Ne momentin qe flasim, eshte krijuar ideja se situata nuk mund te permiresohet. Duke pasur parasysh retoriken e perdorur nga palet, sipas jush, sa rrezik ka qe situata te precipitoje drejt destabilitetit?

Une jam kunder kesaj retorike, pavaresisht se kush e provokoi me shume, me veprime destruktive, jo thjesht me retorik dhe ketu kam parasysh lidershipin e PS. Se dyti, duhet te jeni te sigurt ju dhe gjithe te tjeret se nuk ka per te pasur asnje moment destabilizimi ne vend, per arsye sepse cdo gje funksionon, nuk eshte ndonje tragjedi e madhe, sepse opozita nuk eshte ne Parlament. Natyrisht qe eshte gje absurde qe ne 2009 opozita te mos jete ne Parlament per zgjedhjet, garante e te cilave doli ajo vet, duke marre persiper qe nga berja e Kodit, administrimi i zgjedhjeve, vendosjen e kamerave, firmosjen e gjithe dokumenteve. Pra, ajo ka qene garante e ketij procesi, ka qene jo thjesht bashkefajtore, por bashkefajtore kryesore e ketij procesi. Dhe thjesht per tekat per pushtet te nje individi, ose nje grupi njerezish, tashme ka zgjedhur nje rruge, qe synon te krijoje nje konflikt artificial. Une mendoj se dhe retorika nga ana e mazhorances, dhe sidomos e Partise Demokratike, nuk po ndihmon ne kete proces dhe eshte shume e dobishme qe te evitohet, pasi, ne fund te fundit, ajo qe kerkon zoti Rama eshte nje lloj partneriteti ne nje sherr, ku sherrxhiu eshte ai vet. Nderkohe qe, ai mund te beje protesta sa here te doje, kjo nuk shqeteson askend. Qeveria vazhdon punen dhe duhet te vazhdoje punen dhe duhet te perqendroje te gjitha energjite te punet e medha qe po bene dhe qe do te beje, kurse ai vet le te sillet verdalle zyres se tij, per sa kohe do te jete atje.

Rama dhe te tjere e kane te qarte se kutite nuk do te hapen? Dhe ne gjykimin tuaj, cila eshte tendenca e vertete e kesaj opozite?

Ka vetem nje tendence te vertete, qe eshte destruktiviteti. Destinacionin e levizjes qe ai po bene te jeni te sigurt se as ai vete nuk e di?

Perse do te sherbente?

Kjo u sherben thjesht si nje menyre per te justifikuar humbjen e 28 qershorit. Pra, qe ne nuk humbem, por votat ndoshta u preken. Gje qe eshte krejtesisht e pavertete ne bilancin e gjithe asaj qe ka ndodhur me zgjedhjet. Se dyti, gjithe ky veprim destruktiv nuk i duhet per te penguar qeverine. Nuk ka cfare i ben qeverise zoti Rama. Kjo i duhet thjesht per te homogjenizuar ne menyre antidemokratike dhe ne nje fare menyre qe po e quajme "revolucionare", por ne kuptimin reaksionar, jo ne kuptimin pozitiv te saj Partine Socialiste. Sepse zhvillimet normale dhe zhvillimet demokratike dhe pjesemarrja e kesaj partie ne keto zhvillime e dobesojne akoma me tej pozicionin e ketij njeriu ne krye te partise. Sepse ky nuk eshte ne Parlament. Ne Parlament do shkojne gjithe te tjeret dhe nje pjese e mire kane profilin e tyre politik.

Megjithate, si mund ta perkufizojme kete situate?

Eshte nje krize e opozites, nje grip stinor i opozites.

Mendoni se eshte i kalueshem lehte?

Po do kalohet, se nuk kane rruge tjeter.

A do kalohet me vetekurim, apo duhet t'i ofroni kuren?

Nga qe kemi Ministrine e Shendetesise, ndaj na i kerkon ne kete. Mendoj se mazhoranca ka qene shume e hapur per ndihmuar opoziten qe te rigjeje veten pas humbjes se 28 qershorit dhe ka qene teper e hapur dhe mbetet perseri teper e hapur, ne drejtim te saj qe opozita, duke e pasur shume te veshtire, qe per shkak te nje lidershipi kapricioz te pranoje ate qe ka ndodhur. Pra, jemi perpjekur t'i jepen disa mundes, disa dritare, per te mundesuar rikthimin e saj ne normalitet. Lidhur me transparencen e zgjedhjeve, ju permendet deklaraten e Berishes se kutite nuk do te hapen kurre. Dhe te doje zoti Berisha, kutite nuk hapen dot. Nese zoti Berisha dhe te gjithe ne vendosim dicka te tille, kjo do te thote se ne marrim persiper te zhbejme shtetin, per nje llogari politike afatshkurter. Nese ne dalim mbi gjykatat dhe vendosim ne Parlament qe, per hir te nje marreveshjeje politike te mos marrim ne konsiderate faktin qe gjykatat jane shprehur per zgjedhjet, per ankimimet dhe numerimet, kjo do te thote se te njejten gje ne mund ta bejme dhe per kriminelet. Neser kryetari i opozites, apo dikush tjeter, thote se une nuk marre pjese ne proceset politike, sepse mendoj se filan kriminel duhet liruar, sepse ai nuk eshte denuar per veper penale trafik, a ku di une cfare. Pra eshte sepse ka shoqeruar nje deputet apo deputete, gjate fushates dhe jo se ka vrare njerez, dhe une nuk vij ne Parlament. Pra, nese kjo perdoret per kutite kjo mund te behet per cdo gje qe ka te beje me vendimet e gjykatave. Kjo eshte logjika dhe askush nuk mund te diskutoje vendimin e gjykatave. E dyta, ne kemi nje legjislacion shume te qarte qe komisionet hetimore parlamentare nuk mund te hetojne ceshtje me te cilat jane marre gjykatat, jo vetem per rastin e zgjedhjeve, por cdo rast tjeter. Ndaj mendoj qe qendrimi i mazhorances ka qene jo vetem kushtetues, por edhe teper dashamires, duke u krijuar gjithe mundesite per te marre shumicen. Nuk u takon shumica, se si rregull shumica i takon mazhorances, por kjo eshte nje ceshtje ku mazhoranca ka leshuar. Duan te marrin drejtimin, le ta marrin. Duan te hetojne per te gjitha pretendimet mbi zgjedhjet, le ta bejne, nuk i pengon askush. Por ceshtja e kutive eshte nje ceshtje qe nuk varen nga mazhoranca dhe as nga Kuvendi, pra eshte nje ceshtje e mbyllur. Vendime kunder shtetit nuk mund te behen, as per kapricio te Edi Rames, as te Ilir Metes dhe as te kujtdo tjeter.

Opinioni qe qarkullon ne radhet e opozites eshte se Kushtetuta eshte ndryshuar dhe shkelur disa here, pra edhe nese u shkel dhe nje here, nuk ka problem?

Absolutisht qe nuk mund te ecet me kete logjik. Se dyti, absolutisht qe nje proces zgjedhor i konfirmuar nga komuniteti nderkombetar, ku eshte bere e qarte se nuk ka pasur manipulime. Ka pasur probleme ne numrin, thuhet ne raport, ne nje te treten, por po ashtu thuhet se me shume se gjysma e tyre drejtohej nga opozita. Ka pasur vonesa, sepse cdo flete eshte lexuar ne kamera. Procesi ka zgjatur 3-4 dite, ka pasur probleme, sepse dikush ka thene do ha dreke tani dhe nuk do numerojme, tjetri ka thene do ha darke, pastaj, leje, po i marre si shembuj gjerat e tjera. Keto jane probleme funksionimit dhe menaxhimit, por ama asgjekund nuk thuhet se jane marre kaq vota, apo jane transferuar kaq vota, sepse nuk ka pasur asnje kontestim te evidentuar. Ne rast se do te merren frazat e raporteve, ato jane atje, dhe nuk ndryshojne. Keto jane zgjedhjet me te mira qe ka bere Shqiperia. Keto kane qene nje progres i dukshem dhe absolutisht qe te realizohen zgjedhje te standardeve me te larta, do te thote te besh zgjedhje si te Danimarkes apo te Gjermanise, duhet te plotesohen dhe disa gjera te tjera qe u vune re gjate ketyre zgjedhjeve. Per keto, qeveria ka thene qe le ta marre opozita rolin drejtues te reformes, te beje propozime, te beje amendamente, ne do t'i votojme.

Sot pas skadimit te te famshmit ultimatum, nuk kerkohet me thjesht hapja e kutive, por largimi i zotit Berisha?

Hapja e kutive! Kutite u hapen dje, me duket. U hapen atje te sheshi, ne kuptimin politik dhe moral dhe vertet vjen per te ardhur keq kur mendohet se opozita mendon si te vetmen rruge te saj te afirmimit ate te berjes se disa mitingjeve, pa asnje pike lezeti dhe motivi, sepse s'kane motiv realisht, por thjesht behen per te krijuar nje mistrecllek ne vend dhe per te shqetesuar njerezit me protestat dhe ultimatume, por s'u be kjo per tri dite do bejme nje gje tjeter etj. Pra, krijohen situata krejtesisht artificiale, te cilat nuk mbeshteten nga qytetaret shqiptare, cdo gje duket me se miri, cdo gje eshte e sforcuar, e panatyrshme. Edhe vet socialistet jane te irrituar me kete sjellje mistrece, pasi njerezit, pavaresisht se e duan apo nuk e duan kete qeveri, ne fund te fundit, votojne nje here ne kater vjet. Njerezit mund te mobilizohen per zgjedhjet 4-5 muaj para zgjedhjeve, por pjesa tjeter e jetes eshte pjesa e perditshme. Njerezit kane hallet dhe problemet e jetes se tyre dhe nuk e kane mendjen dhe hallin te mitingjet e njeri apo tjetrit, apo te karrigia e njeri apo tjetrit. Keto kane kohe kur te vije 2013-a, njerezit do mobilizohen do pozicionohen per ate qeveri qe duan te mbeshtetin. Te gjithe sot duan liberalizimin e vizave dhe kete e tregoi mitingu i jashtezakonshem dje ne sheshin "Skenderbej". Njerezit duan qe te hapen vendet e punes, sot njerezit duan qe te forcohet shteti ligjor, te luftohet korrupsioni etj. Tashme eshte e qarte qe keto kerkesa ne radhe te pare i kerkohen qeverise, qe ka pergjegjesine kryesore, por duke i dhene nje mesazh te qarte edhe opozites, sepse ajo po bene veprime shume te cuditshme dhe irrituese, sikurse ishte dhe rasti i sjelljes se ketyre plehrave nga periferia per t'i vendosur ne bulevard, para Kryeministrise. Se si mundet ta beje kete gje, une s'e kuptoj, opozita sjell lule, nuk sjell plehra. Aq me teper qe dhe kryetari i bashkise se kryeqytetit eshte kritikuar per probleme te pastrimit te qytetit. Sfida te tilla nuk i behen thjesht Berishes, po i behen qytetit dhe qytetareve, te cilet duan mesazhe te tjera.

Megjithate, a justifikohet veprimi i forcave blu kunder punonjesve te bashkise?

Une nuk e kam ndjekur por punonjesit e bashkise, mua me vjen shume keq, por kane qene te detyruar. Punonjesit e bashkise paguhen qe plehrat qe jane ne qytet t'i cojne ne Sharre dhe jo e kunderta. Eshte veprim demokratik qe te lejosh qe thjesht per arsye qe te nje marrezie, qe mund te kete kapur disa njerez, te behet pis nje qytet i tere? Kjo eshte demokracia? Nuk duhet te mendojme se cdo gje qe do te beje dikush eshte demokratike. Askush nuk e ka penguar opoziten te beje protesta, pro nuk eshte logjike dhe demokratike qe te behet pis nje kryeqytet, thjesht sepse te duket nje ide demokratike. Nuk eshte demokratike, njerezit duan nje qytet te paster.

Duke u kthyer te pretendimet e opozites, si mund te arrihet rrezimi i qeverise me ane te protestave?

Ky eshte aksioni me qesharak. Jo vetem qeveria ka te gjithe mazhorancem e duhur per te funksionuar shume normalisht ne menyre efektive, por absolutisht qe pretendime te tilla jane per te genjyer ata pak njerez qe kane mbetur ne keto mitingjet e lidershipit te PS. Kjo me kujton periudhen '92-'96, kur ne cdo dy muaj jepnim nje afat te ri per te rrezuar qeverine per te mbajtur njerezit me shprese. Neve atehere dhe na lejohej, se nuk ishim mesuar me rrotacionin e pushtetit, ishte fillimi i demokracise, absolutisht qe ne 2009 askujt nuk i lejohet te sillet ne menyre kaq te papjekur. Politikanet dhe njerezit e kane te qarte zgjedhjet behen nje here ne 4 vjet. I vetmi shans qe ka lidershipi aktual i PS-se eshte qe te krijoje nje alternative konstruktive ne sherbim te vendit, ne rast se nuk do te donte qe te denohej ne nje menyre shume me kritike ne te ardhmen nga qytetaret.

Keto protesta krijojne nje situate ngerci ne funksionimin e ekzekutivit shqiptar?

Asnje lloj shqetesimi dhe ngerci. Asnje gje nuk e pengon qeverine dhe Parlamentin te funksionoje. Gjithcka qe ne kemi dashur e kemi kaluar ne parlament. Mund te thoni se ky bojkot ka penguar miratimin e gjykates administrative. Pavaresisht se ne kemi deshiruar dhe deshirojme qe kjo gje te miratohet sa me shpejt, perseri edhe duke mos u miratuar kjo gjykate, gjerat funksionojne, sepse ka nje legjislacion aktual, qe i zgjidh keto probleme, pavaresisht se na marrin me shume kohe. Shqiperia nuk eshte ne nje situate problematike me boshlleqe ne legjislacion. Te gjitha ligjet e rendesishme tashme jane miratuar, ketu ka probleme qe kane te bejne me aftesite ligjzbatuese dhe qeveria ketu do te perqendrohet. Pra, ne zbatimin e ligjeve, qe jane miratuar deri me tani. Keto jane pretendime absurde. Natyrisht, qe nuk eshte normale qe opozita te mos jete ne Parlament, opozita eshte qe te jene ne parlament, sepse nuk mund te behet ne rruge. Por, kjo eshte nje zgjedhje e lidershipit te saj dhe jo e mazhorances. Problemi eshte i formimit jo demokratik te lidershipit te kesaj opozite dhe iluzioneve se pushteti mund te merrej me ca mitingje dhe ultimatume.

Opozita ka shtrire aktivitetin dhe ne fusha te tjera, duke shfrytezuar pakenaqesite e kategorive sociale. Sa mund te ngjizet kjo levizje ne nje krize sociale?

E vetmja krize ne Shqiperi eshte mosfunksionimi i pushtetit vendor, atje ku drejtojne kryetaret e PS-se, pasi te gjithe resurset e ketij pushteti jane vendosur pikerisht jo ne funksion te sherbimit te qytetareve, por te tensionimit artificial te situates ne vend. Po behen shperdorime te jashtezakonshme te burimeve financiare dhe te gjithe logjistikes qe administrojne keto bashki apo komuna. Natyrisht ka perjashtime, por nuk shikoje asnje lloj krize sociale, ekonomike apo politike ne vend, pervec kizes se lidershipit te opozites, por qe jam i bindur se do te zgjidhet nga vet opozita. Kryeministri Berisha vazhdimisht eshte takuar dhe takohet me drejtuesit e bashkive te PS-se ne rrethe. Kjo eshte nje gje jo thjesht e degjuar, por eshte nje gje ne te cilen une kam qene prezent apo ne dijeni. Natyrisht qe dialogu do dy pale dhe eshte per te ardhur keq qe kreu i bashkise se Tiranes e gjen me te lehte qe t'i mbledhe kryebashkiaket para Kryeministrise, poshte zyres se Kryeministrit Berisha dhe te mbaje fjalime pa fund, nderkohe qe e ka shume me te thjeshte qe te takohet me zotin Berisha. Por, problemet qe ata paraqesin ekzistojne ne menyra te kunderta, pra duke mos pasur nje problem te qenesishem, ata i shmangen dialogut dhe duan te krijojne situata artificiale, qe ketu ka probleme te medha. Pra, nuk vullnet nga kreu i PS-se per te dialoguar.

Si e komentoni gjuhen e perdorur nga Berisha dhe vendimin e policise per te prishur pallatin e nje te afermi te deputetit te PS?

Dua te theksoj se jam kunder ballafaqimit te retorikave, pavaresisht substancave, qofte edhe pozitive, qe ato mund te kishin, aq me teper mendoj se ne kete situate okupimi i opozites eshte te provokoj tension artificial absolutisht mazhoranca duhet ta neglizhoj kete fryme tensioni dhe replikash te panevojshme. Eshte e papranueshme qe te perdoren etiketime te ndryshme, apo ceshtje personale dhe familjare. Kohet e fundit kemi vene re qe me te drejte zoti Rama e ngre kete preokupim, duke dashur te viktimizohet nga sulmet dhe akuzat. Mirepo, kjo nuk mjafton se ne radhe te pare orkestruesi i gjithe sulmeve personale dhe familjare ka qene zoti Rama, jo vetem ndaj zotit Berisha dhe familjes se tij, por edhe ne pergjithesi edhe te politikaneve te tjere, gje qe eshte shume e gabuar. Nuk mund te perdori nje politikan standarde te dyfishta, pra une kam te drejte t'ju shaj, t'ju permend cdo gje, madje dhe jo gjera te verteta, ndersa nuk pranoj qe te me permendni gjera edhe te verteta. Une mendoj se ceshtjet e planit personal duhet te shmangen. Keto jane ceshtje qe i gjykon vet publiku, sepse jetojme ne nje vend modest, ku nuk kalon asgje pa u marre vesh. Ndaj duhet te perqendrohemi ne ceshtje me te rendesishme.

Ne rastin konkret, une nuk e di cfare ka ndodhur te pallati 12-katesh qe thoni ju, pasi dhe nuk kam qene ketu. Por, duhet te keni parasysh se cdo veprim, qe synon zbatimin e ligjit, duhet vleresuar dhe duhet mbeshtetur. Kjo gje nuk duhet bere as ne menyre selektive, perkundrazi duhet te behet per te gjithe njelloj, ne kete menyre as nuk mund te perdoret per mbrojtje politike. Domethene qe po behet kjo gje, sepse ky eshte miku i ketij dhe goditet per arsye politike. Absolutisht mbi gjithcka ligji duhet te fitoje dhe duhet te sfidoje antiligjin. Po kalohet ne nje opozite, qe eshte ne mbrojtje te interesave te ngushta.

Per zgjidhjen e krizes mungon nje negociatori apo kompromisi?

Mendoj se kompromisi eshte ofruar. Sot kerkohet qe lidershipi i PS te kuptoje qe sa me shpejt te braktisi kete pozicion destruktiv, aq me mire eshte edhe per te, por edhe per ate alternative qe opozita duhet te perfaqesoj per nje vend demokratik.

Mundesia e djegies se mandateve te PS-se eshte nje kercenim apo...?

C'do te thote djegie mandatesh?

Zevendesim eshte njolloj ...

Jo, kjo eshte tjeter gje dhe eshte e parashikuar ne Kushtetute. Ata opozite do jene prape, nuk do merren nga PD-ja, LSI-ja, a ku di une, ata nga opozita do merren. Nuk mund te kete asnje zgjidhje jashte konceptit dhe frymes kushtetues. Por, absolutisht nese keta deputete qe jane sot nuk duan te shkojne ne Parlament per njemij e nje arsye, kjo nuk do te thote se duhet te shkelet Kushtetuta. Kjo ceshtje do zgjidhet ne menyre kushtetuese. Nese ata nuk duan te vijne ne Parlament, le te dalin malit. Ne jemi ne nje vend anetar te NATO-s, jemi ne nje vend qe pret t'i vije pyetesori dhe pergatitet per negociata me BE, ata duan te mos hyjne ne Kuvend, po le te dalin malit, cfare t'u bejme ne. Me mire te protestojne atje sesa te Kryeministria, sepse merzisin dhe njerezit. Ata kane marre mandatin per te shkuar ne Parlament.

Ata e kane gjetur zgjidhjen do te hyjne ne Kuvend per te bere betimin dhe do dalin prape?

Me thuaj, cfare eshte kjo? Ky eshte nje karagjozllek i madh. Le te bejne c'te duan, njerezit po i shikojne, po i gjykojne dhe do i vleresojne. Mitingu madheshtor i djeshem ishte me shume se shprehje e aspiratave te vendit, ishte nje qendrim per te mos u kthyer mbrapa ne nje rruge ku do t'i fus lidershipi aktual i PS-se. Askush te mos kete iluzione se zgjedhjet do te jene me pare sesa 28 qershori i vitit 2013. Nuk do te jene asnje vit me pare dhe as me pas, sepse zgjedhjet jane bere tradite. Kushdo mund te beje cfare te doje, por askush te mos harroje se jemi te monitoruar nga qytetaret shqiptare. Marre me shkurtimenga Alsat


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›