Gjiknuri: Bojkoti do vazhdoje, por mandatet nuk do te digjen
Nensekretari per ceshtjet ligjore ne Partine Socialiste, Damian Gjiknuri, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur se mandatet e deputeteve socialiste nuk do te digjen. Nderkohe qe ka paralajmeruar se bojkoti i opozites do te vazhdoje deri ne zbardhjen e plote, se cfare eshte bere me zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Teksa ka kembengulur ne hapjen e kutive, ai eshte shprehur se e verteta ne lidhje me zgjedhjet, ngado qe te anoje, do te dale ne drite, si rrjedhim do t'i detyroje palet qe te ulen ne kompromise edhe me te medha, gjithmone nen driten e te vertetave te pakundershtueshme dhe me interesin e perbashket, sic u be edhe me reformen e meparshme zgjedhore. Nderkohe ai flet per qeverisjen, "antimafian" dhe situaten politike ne vend.
Kohet e fundit, situata politike ne Shqiperi eshte shnderruar ne nje beteje te forte akuzash politike dhe personale. E konsideroni kete nje gje normale, apo rrjedhoje te nje krize politike?
Besoj se asnje shqiptar nuk e konsideron normale, madje duhet t'i vije turp si shtetas i kesaj republike, me ato qe degjon nga goja e kryeministrit apo korit te deputeteve te PD, te cilet ne vend qe t'i pergjigjen nevojave te shoqerise per mireqeverisje, shpenzojne gjithe kohen dhe energjine per te shpifur apo trilluar fakte te paqena, per jeten personale te politikaneve te opozites. Per sa i perket krizes politike, hemorragjia e sharjeve dhe akuzave tregon krizen qe ka mberthyer lidershipin e PD. I cili po perdor cdo mjet, aspak normal ne politik, per ta transferuar problemin ne radhet e opozites, duke ushtruar trysni psikologjike nepermjet mjeteve publike, me qellimin final, nenshtrimin apo kontrollin e plote te opozites dhe si rrjedhim, jeten politike ne vend. Pra simptomat e totalitarizmit po zbatohen me mjetet e kohes se sotme, jo me me polici dhe dhune si dikur, por me presion psikologjik, mediatik dhe dhune verbale, pergjithesisht antiligjore, nen diktimin nese nuk me ngacmon ne "bemat" dhe "paudhesite" e mija ne qeverisje, une sillem si demokrat, ne te kundert, do te perballesh me cdo mjet dhune. Dhe kjo nuk eshte normale, perkundrazi tregon batakun ku ka rene politika jone.
Mendoni se harxhimi i energjive me deklarata personale, do te mund te veshtiresoje mundesite e nje dialogu politike dhe gjetjen e nje konsensusi politik?
Si per ironi, ne kohen qe faktoret nderkombetar dhe gjithe shoqeria kerkojne zgjidhje te krizes politike, te krijuar pas zgjedhjeve problematike, ne vend te ofertave dhe ftesave serioze per dialog, kryeministri ka zgjedhur metoden e sulmit frontal. Kjo u duk qarte qe pas proteste se dates 20 nentor, ku nga nje njeri, ne dukje i preokupuar per zgjidhjen e situates i cili i bente thirrje opozites te rishohe qendrimin e saj cdo dite, u kthye ne njeri te harbuar, duke vjelle vrer e duke kercenuar me thyerje nofullash dhe heqje dhembesh, duke rikthyer ne jeten politike retoriken e viteve te kaluara, per klane puniste apo ruspa e pranga. Ai po na kujton edhe njehere te gjitheve, se pertej sloganit per ndryshim, mbetet akoma i njejti dhe ne situata presioni politik eshte pre e impulseve te pakontrolluara per rikthim ne origjine, ashtu sic jemi mesuar ta shohim gjithmone Berishen. Kjo sjellje perseritese, ka gjasa ta coje ne disfate, pavaresisht nga forca dhe frika qe projekton per momentin. Nje kryeminister qe i ka gjerat nen kontroll, normalisht duhet te demonstroje qetesi dhe aftesi drejtuese, dhe jo te kercenoje pa fre nga foltorja e Parlamentit cdo kundershtar qe i vjen ndermend. Cdo kush me pak mend ne koke, e ka te lehte te kuptoje qe projektimi i forces ne kete menyre, i ngjason nje tigri prej letre, pasi forca e tij gerryhet perdite nga problemet, korrupsioni, skandalet, interesat materiale e klanore, qe e kane mberthyer qeverine e tij, prej kohesh. Qe te projektosh force duhet te kesh moral dhe legjitimitet mbi ata qe drejton, ne menyre qe njerezit te te mbeshtesin. Por kur nga "morali" i dikurshem i ka mbetur vetem imazhi ne zbehje dhe kur aparati i forces qe kryeministri drejton, e di shume mire se cfare interesash materiale e kane perfshire ate, te vetmit qe mund t'i shkojne pas ne menyre te verber jane vetem ata qe kane perfituar ndonje placke prej tij dhe jo masa e njerezve qe mezi e shtyjne jeten, apo jane pre e politikave kositese te tij.
Ka nje kerkese nga ana e PS per hapjen e kutive. Mazhoranca eshte shprehur kunder nje kerkese te tille, duke e argumentuar se Parlamenti nuk mund te dale mbi vendimin e gjykates. Si e shikoni ju kete ceshtje?
Kjo eshte nje alibi e pa mbeshtetur juridikisht e mazhorances, pasi Parlamenti nuk kerkon te dale mbi vendimet e gjykates. Kuvendi nuk do te shqyrtoje vendimet e gjykates apo te kerkoje rinumerim per efekt rezultati dhe rishikim te vendimeve administrative/gjyqesore per rezultatin e zgjedhjeve. Keto vendime kane marre forme te prere, duke bere qe komisioni hetimor te mos jete rruga ligjore per t'i shfuqizuar. Duhet pasur parasysh se edhe po t'i qendrojme strikt procedures ligjore, mbi lenden e shqyrtuar nga gjykata, do te shikojme se PS ne ankimin e saj ka kerkuar shpalljen si te pavlefshem te vendimeve te KQZ, pasi nuk ishte marre ne konsiderate dispozita imperative per te drejten e dy anetareve per te kerkuar rinumerim. Pra e thene thjesht, rinumerimi nuk ka qene pjese e shqyrtimit gjyqesor dhe as eshte bere rinumerim me gjykate qe ne ta kontestojme. Ajo cka kerkohet eshte brenda kuadrit Kushtetues e ligjor qe ka nje komision hetimor, duke e veshur kete edhe me argumentet qe ka dhene edhe Gjykata Kushtetuese.
Ne themel ajo qe kerkohet eshte hedhja drite, hetimi, qe do te thote administrimi i gjitha materialet zgjedhore qe jane ne kuti, si lista, procesverbale apo edhe fletet e votimit. Nuk ka asnje rrethane ligjore qe te pengoje marrjen e cdo informacioni qe do te kerkoje Kuvendi, pasi nuk ka asnje pengese ligjore qe te ndaloje hapjen e kutive per qellime hetimore. Nese do te lipset nevoja per nje reforme ligjore per zgjedhjet apo qofte edhe korrigjim te pjesshem, ajo duhet te filloje me analizen e procesit qe kaluam, perfshire edhe hetimin parlamentar per shkeljet e pretenduara. Nje mazhorance qe e ndjen veten legjitime ne pushtet dhe qe eshte e bindur ne pastertine e zgjedhjeve, ne asnje rrethane nuk mund te pengoje opoziten ne hetimin dhe zbardhjen e te vertetave qe ndodhen ne kuti.
Po nese kerkesa e socialisteve nuk plotesohet, cfare do te ndodhe me pas?
Une nuk mund te parashikoj me saktesi se c'mund te ndodhe me pas. Por nje gje eshte e sigurt qe kriza politike do te rendohet me tej dhe kjo nuk i shkon per shtat, as qeverise dhe as vendit ne teresi. Jo me kot behet thirrje per kompromis. Por per te shkuar te kompromisi, ligjet dhe parimet duhet te jene i vetmi orientim ndihmes dhe qe palet mund te merren vesh, qe cdo marreveshje te kete nje themel moral. Une mendoj se hetimi i zgjedhjeve do te vendose paqen ne politike dhe do t'i krijoje mundesi paleve ta hedhin te kaluaren pas e te shohin ne te ardhmen. Dikush mund te thote se hetimi mund te hape me shume probleme prandaj nuk behet, por ne fakt eshte e kunderta. Pasi e verteta ne lidhje me zgjedhjet, ngado qe te anoje do te dale ne drite, si rrjedhim do t'i detyroje palet qe te ulen ne kompromise edhe me te medha, gjithmone nen driten e te vertetave te pakundershtueshme dhe me interesin e perbashket, sic u be edhe me reformen e meparshme zgjedhore.
Cila do te ishte rruga e mesme qe PS, do te mund te pranoje qe te arrije konsensusin politik me PD?
Besoj se u pergjigja me lart, e drejta kushtetuese per hetim te marre udhe e me pas palet te punojne per zgjedhje te ndershme vendore, duke adresuar cka shkoi keq me te meparshmet, dhe ku puna e komisionit hetimor eshte vendimtare, ne kete drejtim.
Opozita po ndermerr nje seri protestash per plotesimin e kerkesave te tyre. Nga ana tjeter nderkombetaret jane shprehur per zhvillimin e debatit ne Parlament. Ndersa kryesocialisti eshte shprehur gjithnje e me i vendosur per ndjekjen e kesaj rruge. Rruga qe po ndiqet nga socialistet, mendoni se do te sjelle arritjen e objektivit?
Ne fakt intranzigjenca e qeverise ndaj kerkeses se ligjshme per hetim parlamentar dhe terbimi i kryeministrit pas mitingut te opozites, jane shkaqet kryesore qe e kane sjelle perkeqesimin e situates. Ne keto rrethana protestat popullore mbeten i vetmi mjet demokratik i vlefshem pasi cdo gje tjeter po shteron. Protesta, per aq kohe sa nuk eshte e dhunshme, eshte nje mjet i shendosh trysnie per realizimin e kerkesave legjitime ne nje shoqeri. Nese ka nje zgjidhje, apo kompromis, brenda ligjit dhe Kushtetutes dhe qe garanton hetimin e zgjedhjeve, kriza zgjidhet menjehere dhe opozita do te jete ne Kuvend. Duhet ta dini qe bojkoti nuk eshte luks, as nje zgjedhje e preferuar e nje partie politike, por eshte i vetmi mjet imponimi demokratik per mazhorancen per qellime krejt legjitime. Perkeqesimi dhe zgjatja e krizes, jo vetem politike, do te beje qe njerezit pavaresisht nga shkaqet, ta gjejne protesten si mjetin e vetem te shfryrjes me situaten, duke e vene qeverine ne nje pozite akoma me te veshtire. Si e tille, zgjidhja sa me e shpejt e problemit eshte ne radhe te pare, ne interes te qeverise e cila rrezikon me shume me pozicion ekstrem qe ka marre.
Kemi nje qendrim te PS per mos hyrjen ne Kuvend te deputeteve socialiste. Nga ana tjeter sa me shume kohe kalon i afrohemi limitit te vlefshmerise se mandatit. Ndersa Rama ne fjalen e tij eshte shprehur se mandatet nuk do te digjen, por thote njekohesisht se do te qendrojne stoik deri ne fund ne qendrimin qe eshte marre. Cila eshte rruga qe do te ndiqet per mos djegien e tyre?
Besoj se do ta merrni vesh ne kohen e duhur. Mbarimi i mandateve eshte hedhur ne tregun politik, si nje tymuese qe kerkon te turbulloje mendjet e deputeteve te opozites. Pavaresisht nga debatet juridike, qe mund te kete per mbarimin e mandateve, ajo qe ka thene Rama do te behet realitet, pra qe mandatet nuk do te digjen dhe bojkoti do te vazhdoje. Cdo gje tjeter apo interpretim se si do te behet i mbetet kohes.
Ndersa Grupi parlamentar Socialist qendron jashte Parlamentit, ne Kuvendin e Shqiperise po kalojne disa ligje te rendesishme. Nje nga keto ishte dhe ligji "Antimafia" qe ju e keni kritikuar. A ndikon qendrimi jashte i opozites, ne cilesine e ketyre ligjeve?
Teorikisht cilesia e ligjeve mund te ndikohet nga mungesa e opozites, por cilesia e ligjeve ndikohet me shume nga mungesa e vullnetit dhe mazhorances, pasi ajo zoteron shumicen e votave dhe projektligjet jane produkt i qeverise. Opozita nuk eshte ne Kuvend per arsye qe dihen dhe qe jane madhore, por prania jone aty nuk do te thote domosdoshmerish se te gjitha ligjet do te jene te mira, apo ne interes te publikut. Kjo pasi kur ligjet nuk iniciohen per te adresuar interesat me themelore te publikut, apo nuk ndjekin rrugen e duhur te konsultimit, ato ne te gjitha rastet nuk do te kene nje cilesi te mire. Per kujtese po ju them se nuk ndikoi prania e opozites, ne 16 ligjet qe jane shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, pasi mendimet e opozites shume rralle jane marre parasysh. Nga ana tjeter duhet te keni te qarte qe per ushtrimin e nje kontrolli parlamentar mbi ekzekutivin dhe cilesine e ligjeve qe ai pergatit, Parlamentit i duhet ekspertize dhe kohe e mjaftueshme, dhe jo urgjence dhe arrogance, sic eshte ofruar ne 4 vitet qe kaluan. Nje shembull qe ju vete e permendet eshte edhe ligji apo ndryshimet ligjore "Antimafia", i cili paraqet probleme serioze, si ne potencialin e zbatimit ashtu edhe nga pikepamja Kushtetuese. Ne te, jo veten qe nuk moren ne konsiderate mendimet e shoqatave te profesionisteve apo sensibilitetet e shoqerise, por edhe qellimi ne dukje "i mire" qe mund te kishin shtytesit e ketij ligji, u komprometua nga zotimet e kryeministrit qe do ta perdore kete ligj per te shkulur dhembet e mafes punisto-mafioze, duke nxjerre ne pah ate qe shume njerez, perfshire edhe opoziten, e kane ngritur me shqetesim, perdorimin selektiv dhe pa garanci ligjore e Kushtetuese te ketij ligji. Me kete me vjen ndermend nje shprehje e Niches, i cili thoshte se: "Ai qe pretendon se lufton me monstrat gjithe kohes, ka gjasa te kthehet ne nje monster vete". Bisedoi: Denis Dedej
KORRUPSIONI
APELI