E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një milion aplikime për pasaporta biometrike

Ministria e Brendshme njofton se të premten u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike.

"Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe parashikimet tona më optimiste, në bazë të të cilave prisnim që shifrën e 1 milion aplikimeve ta arrinim deri në fund të këtij viti", tha zëdhënësi i MB, Fatmir Konja.

Ministria e Brendshme shpreh kënaqësinë për faktin se falë një sistemi të sigurtë dhe tepër modern të aplikimit dhe lëshimit të dokumentave të identitetit, në harkun kohor të një viti, 1 milion qytetarë shqiptarë aplikojnë dhe pajisen me pasaporta biometrike të standardeve më të larta evropiane.

"Ministria e Brendshme fton të gjithë qytetarët shqiptarë të pajisen me pasaportë biometrike, dokumentin që do të mundësojë së shpejti udhëtimin pa vizë në hapësirën Shengen", theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›