Bregu: I dorëzuam KE-së edhe përgjigjet e pyetjeve shtesë
Gjatë një konference shtypi, Bregu bëri të ditur se janë dorëzuar brenda afateve 170 pyetjet shtesë të Pyetësorit për integrimin e Shqipërisë në BE.
"KE ka dërguar në Shqipëri 9 misione vëzhguese për të monitoruar realitetin shqiptar dhe ato nuk kanë raportuar për asnjë mospërputhje mes përgjigjeve të autoriteteve shqiptare dhe realitetit", tha Bregu. Shefja e integrimit sqaroi se "autoritetet shqiptare kanë dorëzuar brenda afateve të kërkuara nga Komisioni Evropian, përgjigjet e 170 pyetjeve shtesë të Pyetësorit për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian".
Gjatë këtij procesi, në vendin tonë kanë ardhur edhe nga 9 misione vëzhguese në terren, të dërguara nga Komisioni Evropian. Pasi këtyre vëzhgimeve, Bregu tha se "nuk ka patur mospërputhje mes raportimit të autoriteteve shqiptare në përgjigjet e pyetjeve dhe realitetit që kanë gjetur në terren misionet vëzhguese". Ministrja e Integrimit informoi se "4 prej këtyre misioneve kanë përfunduar punën e tyre, duke u fokusuar në monitorimin e kritereve ekonomike".
"Misionet kanë kryer vizita në pikat doganore dhe në bizneset shqiptare për të parë përputhjen ndërmjet përgjigjeve. Ato kanë parë si funksionon sistemi tatimor në Shqipëri, sistemi i akcizave, ruajtja apo depozitimi i mallrave të caktuara. Gjithashtu kanë parë funksionimin e komisioneve parlamentare", tha Bregu.
Ministrja e Integrimit bëri të ditur se në Shqipëri ndodhen dy misione vëzhguese, ndërkohë që në fund të këtij muaji pritet të mbërrijnë edhe tre misione të tjera. Në fund të deklaratës, Bregu u shpreh se “KE po punon për përgatitjen e një opinioni për Shqipërinë brenda vitit 2010".