E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Parandalimi i sëmundjeve tek gratë me rëndësi

Vasili ishte i pranishëm në spitalin Obstetrik-Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë, ku u përurua departamenti i Edukatës Shëndetësore për Nënën dhe Fëmijën në këtë maternitet.

“Sot kemi një shembull pozitiv sesi parandalimi dhe edukimi bashkëjetojnë me strukturat klinike të radhës së parë dhe nivelit të parë. Në këtë mënyrë ne ecim në drejtim të një mjekësie evropiane të zhvilluar që vë në radhë të parë parandalimin", u shpreh Vasili.

Sipas tij, “një mjekësi bashkëkohore punon fort për parandalimin sepse shpëtimi i shumë jetëve të grave dhe garantimi i një shëndeti të mirë e të fortë të tyre është i rëndësishëm, ndërkohë që niveli klinik vazhdon të ruhet në nivel shumë të mirë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›