E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKR, Kola: Rritet numri i bizneseve të licencuara

Qendra Kombëtare e Regjistrimit, me anë të drejtorit Tom Kola, bëri të ditur se në periudhën janar-maj të këtij viti, numri i bizneseve të regjistruara është rritur me 28% krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij, numri i bizneseve të regjistruara ne shkallë vendi pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) është 134 mijë. Kola nënvizoi se shtimi i numrit të bizneseve tregon se ekonomia po ecën më tepër se në të gjitha vendet e bllokut lindor, që mbështetet edhe nga treguesit e rritjes ekonomike.

"Kjo dinamikë e shoqërive tregtare tregon se është krijuar një bazë e shëndoshë në vitin paraardhës", tha Kola. Duke u ndalur në shifra, ai tha se numri i bizneseve të regjistruar në 5-mujorin e parë 2009 ishte 6.967, ndërkohë që në të njëjtën periudhë sivjet, janë regjistruar 8.946 biznese të reja.

Qendra Kombëtare e Regjistrimit të biznesit (QKR) që u hap në shtator, 2007 ofron një zgjidhje "one-stop-shop" për regjistrimin e biznesit dhe shërben si sportel i vetëm për të gjitha llojet e entiteteve të biznesit në të gjithë vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›