Bregu: Kane perfunduar pergjigjet per 22 kapitujt e Pyetesorit te KE
Administrata ka perfunduar deri me sot, pergjigjet e pyetjeve per 22 kapituj te pyetesorit te Komisionit Evropian per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Keshtu raportoi dje ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu gjate mbledhjes se qeverise, duke theksuar se jane drejt perfundimit. Ministrja Bregu theksoi se ky eshte drafti i pare i pergjigjeve, te cilat do te rishikohen, do te rilexohen dhe rivleresohen edhe ne formatin e Komitetit Nderministror te Integrimit e me pas ne Komitetin Koordinues Nderinstitucional te Integrimit. Ne kete faze, ministrja ka bere me dije se do te perfshihen jo vetem eksperte shqiptare, por edhe te huaj.