PD: Po, dialogut me opoziten, hetim te plote te zgjedhjeve
Rozeta Rapushi
Ulen tonet mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste, per krizen politike ne vend. Selia blu, vleresoi dje menjehere deklaraten e bere nga kryetari i PS-se, Edi Rama, per zbatimin e rekomandimeve te Keshillit te Evropes, per dialog mes paleve si dhe per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per zgjedhjet. Duke e marre kete me ne fund si nje flamur te bardhe nga PS per uljen ne bisedime dhe dialog mes paleve, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi i ktheu pergjigje Rames, se mazhoranca eshte e gatshme per dialog me opoziten. "Deshiroj qe me kete rast, te pershendes qendrimin e shprehur publikisht te kryetarit te Partise Socialiste, zotit Edi Rama, ne mbeshtetje te kerkesave te Keshillit te Evropes. Mazhoranca qe qeveris vendin, ashtu sic ka deklaruar edhe here te tjera, eshte e gatshme qe te ngreje nje komision hetimor per zgjedhjet dhe t'i jape opozites shumicen ne kete komision parlamentar", u shpreh Patozi. Duke shprehur gatishmerine e plote te mazhorances per dialog me opoziten, kreu i grupit parlamentar theksoi faktin se dialogu duhet te zhvillohet ne rruge institucionale. Qofte ky nje kusht apo jo per opoziten qe te rikthehet ne Parlament, Patozi kerkoi qe dialogu te zhvillohet ne rrafshin institucional dhe jo ne rruge. "Ne jemi plotesisht dakord per nje hetim te plote dhe te ndershem, ne perputhje me Kushtetuten, ligjet e vendit dhe rregullat e shtetit ligjor. Me duhet te theksoj gjithashtu, se kjo mazhorance ka qene dhe vazhdon te jete e hapur per dialog me opoziten, por ky komunikim duhet te zhvillohet ne rrafshin institucional, dhe jo ne rruge", theksoi Patozi. Deklarata ne distance e kreut te grupit te PD-se, u be dje menjehere pas qendrimit qe kreu socialist, Edi Rama mbajti pas publikimit te projekt rezolutes se Keshillit te Evropes per vendin tone. Projekt rezolute ne te cilen theksohet domosdoshmeria e zgjidhjes se krizes politike, ulja ne bisedime e PD-PS, dialog dhe gjetjen e zgjidhjeve te menjehershme, qe po i kushtojne bllokimin e procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian si dhe ne procesin e liberalizimit te vizave. Nga ana tjeter ne emer te Partise Demokratike, Patozi vleresoi dje projekt rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, ne te cilen ai theksoi se kerkohet pjesemarrja e opozites ne Parlament, por edhe ngritja e nje komisioni hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.