Bregu: Kemi përmbushur kriteret për heqjen e vizave
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kërkoi dje në takimin me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Bruksel që çështja e liberalizimit të vizave të trajtohet me emergjencë nga ana e autoriteteve të Bashkimit Evropian. Bregu u shpreh se procesi i liberalizimit të vizave është një proces parësor për Shqipërinë. Ajo bëri një pasqyrë të arritjeve të qeverisë shqiptare, duke theksuar se është krijuar gjithë legjislacioni dhe janë marrë masat për të përmbushur kriteret e udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave. Mendoj se angazhimi ynë në arritjen e objektivave të udhërrëfyesit do të vazhdojë të jetë i fortë. Në këtë drejtim lutemi të trajtohet çështja e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe të merret në konsideratë nga ky institucion si një çështje urgjente, - tha Bregu.