Greva e PS-së, Beja: Fule shtoi përgjegjësitë e Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Beja, pjesë e delegacionit të Shqipërisë që mori pjesë në punimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, në Bruksel ka deklaruar se komisioneri Stefan Fule gjatë fjalës së tij përmendi edhe grevën e nisur nga opozita shqiptare në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas Bejës, Fule u shpreh se nisja e kësaj greve vështirëson pozicionin e Shqipërisë, si dhe shton përgjegjësitë e kryetarit të PS-së, Edi Rama. Beja u shpreh se komisioneri Fule u bëri përsëri thirrje palëve të gjejnë një zgjidhje për krizën politike. Ndërsa deputetja e PD-së, Mesila Doda, ka deklaruar nga Brukseli se mazhoranca ka marrë mbështetje për integrimin e shpejtë të vendit dhe liberalizimin e vizave. Greva e urisë ka shkaktuar reagime në Bruksel, duke e konsideruar në dëm të integrimit të vendit, - tha deputetja Doda.