E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Këshilli i BE-së vlerësoi qeverinë

Sipas saj, Këshilli vlerëson zgjedhjet lokale. “Në konkluzionet e Këshillit vlerësohen zgjedhjet lokale të majit si konkurruese dhe transparente, duke inkurajuar vazhdimësinë e dialogut konstruktiv politik, për funksionimin e duhur të institucioneve demokratike. Këto zhvillime pozitive thuhet në këtë deklaratë, duhet të ndihmojnë për të kapërcyer ngërçin që ka dominuar skenën politike në Shqipëri”, theksoi Bregu.

“Siç kuptohet qartë në konkluzionet e Këshillit, problemi i vetëm që ka penguar për 2 vjet me radhë marrjen e statusit të vendit kandidat, pavarësisht pretendimeve boshe të kryetarit të Partisë Socialiste, i cili nuk pranon as sot përgjegjësitë e tij, ka qenë ngërçi politik i krijuar nga mungesa e vullnetit të opozitës, për të votuar ligjet me 3/5, për t’u angazhuar në reformën zgjedhore dhe për të bashkëpunuar në plotësimin e 12 prioriteteve të BE-së”, vijoi ajo.

Bregu ia hodhi fajin opozitës për refuzimin e statusit për të dytin vit resht. “Nëse opozita nuk do të kishte refuzuar për dy vjet rresht bashkëpunimin me mazhorancën për përmbushjen e kriterit politik, sot statusi i vendit kandidat do të ishte realitet. Në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm theksohet se BE, mbetet e angazhuar për të mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të garantuar vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën dhe shoqërinë civile, me detyrimin madhor për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit dhe plotësimin e detyrimeve që sjell procesi i integrimit”, u shpreh Bregu./Start/

                                                                                             2011-12-07 08:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›