Miratohet dëmshpërblimi për përmbytjet në Shkodër
Qeveria miratoi gjithashtu listat e familjeve dhe subjekteve të biznesit të qarkut të Shkodrës, së bashku me shumën përkatëse të ndihmës për dëmet në kulturat bujqësore dhe në biznese.
Fondi prej 1 112 303 342 (një miliard e njëqind e dymbëdhjetë milionë e treqind e tre mijë e treqind dyzet e dy) lekësh do të përballohet nga shuma, në të njëjtën vlerë, që do të paguajë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në buxhetin e shtetit, në një llogari të veçantë.
Kryerja e pagesave për personat përfitues do të bëhet sipas procedurave që do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm. /Start/
2011-12-07 08:43