Topi në krye të një partie të re: Çdo opsion i hapur

“Duhet të jeni korrekt në referimin e pyetjes dhe përgjigjes, unë kam thënë se cdo opsion është i hapur. Versionet që lashë të kuptoj janë të ndryshme, por përfshijnë edhe atë që ju keni kuptuar, edhe ajo është e nënkuptueshme. Në tavolinën e presidentit nuk është si opsion pasi nuk është opsion për këtë tavolinë. Në të ardhmen mund të jetë, opsioni mbetet i hapur”, deklaroi presidenti Topi për News 24.
Duke folur për Kodin Zgjedhor, presidenti tha se duhet një Kod afatgjatë, i cili duhet të analizohet në kohë. “I sugjeroj që të mos bëjnë atë që kanë bërë gjatë 20 viteve. Bëjnë shumë debate dhe e analizojnë në momentin e fundit. Gjërat të analizohen në kohë. Palët të ekspozojnë pozicionimin e tyre në bazë të ndërkombëtarëve. Ne bëjmë progres në legjislacion qytetarët dhe politika duhet të shkojnë në zgjedhje të qetë. Modeli të përzgjidhet në qetësi dhe të përkrahet nga shumica. Dhe ajo që realizohet në ligj të zbatohet në mënyrë korrekte”, nënvizoi Topi.
Presidenti Topi u shpreh se sistemi elektoral nuk është tabu, por çështja sipas tij është tek vullneti i palëve. “Padashur që të merret si pikë referimi një thënie e caktuar unë them në parim se asgjë nuk konsiderohet tabu. Ky vend ka pasur modele të ndryshme, unë kam pasur raste të provoj sistemin mazhoritar të korrektuar me proporcionalin, pas 2008 u fut sistemi tjetër që është i mirë por nuk realizohet siç duhet. Në rast se në ligjin mazhoritar e përcaktojnë rolin e një personi si kryesor, në sistemin proporcional futen faktorë që kanë pavarësi nga strukturat politike. Ka raste se pas figurave të rëndësishme ka figura të mira që në sistemin mazhoritar nuk do ishin të suksesshëm. Gjithë kodet në Shqipëri kanë qenë të mirë , nuk ka pasur kode të këqij, mënyra se cfarë është diskutuar është tjetër gjë. Çështja është në zbatimin e ligjit. Kontaktet me ndërkombëtarët janë të mëdha, por tek ne është çështje vullneti, unë mendoj se rikthimi i vullnetit i solli palët në tavolinë”, theksoi ai.
Për sa i përket kandidaturës së propozuar për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, Topi tha se nuk ka arsye që të refuzohet. Ndërkohë Topi u shpreh se nuk ka preferuar të paragjykojë rrëzimin e kandidaturës së Sali Shehut. “Unë sot e kam të vështirë të gjej njerëz të papërfshirë në politikë. Dikush është i ekspozuar, dikush tjetër shërben ose në një krah ose në një tjetër. Kjo e ngushton hapësirën e zgjedhjes. Unë mendoj se Leskaj përvec profilit poltik është figurë e rretheve akademike. Është njeri që ka kontribute, ne dëshirojmë që në krye të KLSH të jetë një person me atribute. Unë mendoj se është një nga figurat që nuk ka arsye të kontestohet”, theksoi Topi.
2011-12-07 09:24