E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Rama strumbullar i korrupsionit

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesi i mazhorancës tha se “Edi Rama ka tre javë që hesht dhe nuk del nga strofkulla e Leprit, i tmerruar nga dokumentet autentike të botuara në media e të bëra publike nga deputetja Albana Vokshi”.

“Ka tre javë që Edvin Rama, strumbullari kryesor i korrupsionit në Shqipëri e Ballkan, hesht për vendin e tij në ndërtimin e 12 kullave 30-katëshe në të vetmen mushkëri të mbetur në Tiranë, ndërkohë që OBSH ka dhënë alarmin se jeta e çdo qytetari të Tiranës shkurtohet me dy vjet prej kësaj”, u shpreh Alibeaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkisë së Tiranës, nëpërmjet zëdhënëses Joana Bushi. “Deklaratat e z. Alibeaj janë shpifje për të cilat do t’i vijë radha të përgjigjet në gjykatë e Prokurori”, pohoi sot zëdhënësja e bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›