PS: Në fillim kutitë pastaj Venecia
Deputeti Pirro Lutaj deklaroi sot me anë të një deklarate për mediat, se “një parti politike nuk mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias”. “Prandaj, nëse pushteti ka vullnet për të zgjidhur krizën le ta fillojmë me ngritjen e komisionit hetimor, hapjen e kutive të materialeve zgjedhore e më pas Kuvendi ose Presidenti t’i drejtohen për fletët e votimit Komisionit të Venecias”, tha Lutaj.
Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi sot se “rruga me të cilin komunikohet me Komisionin e Venecias është e qartë. Kushdo që ka ankesa dhe pretendime, mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Kështu që PS, e cila ka ankesa apo ka rezerva duhet të ndërmarrë një rrugë të tillë për të parashtruar ankesat apo rezervat që ka lidhur me këtë çështje. Nuk e kuptoj pse ua kërkon të tjerëve dhe i shmanget një përgjegjësie të tillë”.