Berisha: Lipotimia - sistemi im nuk njeh moshë
15/12/2011 Dy ditë më pas
“Ndihem shumë mirë”, - ky ka qenë prezantimi që i ka bërë kryeministri gjendjes së tij shëndetësore qysh në fillim të mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave, dy ditë pas gjendjes së lipotimisë që kaloi. Ai shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për anëtarët e qeverisë, ekipin e mjekëve që ndoqi ecurinë e shëndetit të tij dhe qytetarët shqiptarë për interesimin e urimet e tyre. “Ajo që pësova më datën 12 dhjetor ishte një episod, sipas mjekëve, por dhe sipas anamnezës sime, pasi edhe ajo ka vlerën e vet, ishte një episod lipotimie i lidhur me një virozë. Në tërësi këto japin temperaturë të lartë, kurse një organizëm që reagon fuqishëm ndaj tyre, reagon me energji të mëdha krijohen, me sa duket, episode të tilla, të cilat kanë ardhur në zvogëlim në fuqitë e tyre. Pra, ndihem shumë mirë. Nga një ‘check up’ që u bë, rezultoi se në sistemin e të gjitha enëve të qarkullimit të gjakut të Sali Berishës nuk gjendet as edhe një pllakë e vetme ateromatoze, ateroskleroketike. Kjo do të thotë sistem që nuk ka moshë”, - tha kryeministri, i cili është plot 67 vjeç. Duke informuar anëtarët e kabinetit, por dhe opinionin publik përmes medieve të pranishme në mbledhje, shefi i ekzekutivit tha se kjo ishte viroza e tretë e kësaj natyre që kishte përjetuar gjatë jetës së tij. “E para ka ndodhur në vitin ’88 dhe në realitet ishte më e fortë, gjë që më imponoi të bëj një ekzaminim të të gjitha sistemeve dhe që gjithçka dolën intakt. Pra, ishte në kuadrin e një virozë. Viruse që me sa duket kanë potenciale të ndikojnë ose të krijojnë episod të tillë, por e vërteta është se si virozë ajo nuk ishte e fuqishme. Rasti tjetër ka ndodhur në Vlorë dhjetë vjet më vonë, në vitin ’98. Ajo ishte në kuadrin e një viroze më të fuqishme. Dhe rasti i tretë, që ishte i çuditshëm, se ishte më i lehti, ishte edhe ky në sfondin e një viroze. Shpjegimi për këtë është hiperenergjia”, - sqaroi kryeministri.