Bregu: Nuk ka asnjë vendim për shtyrjen e heqjes së vizave
29/04/2010 Procesi i liberalizimit të vizave me vendit anëtare të BE-së
Ministrja e Integrimit Majlida Bregu ka deklaruar dje se institucionet e Bashkimit Europian nuk kanë marrë asnjë vendim për shtyrjen e vendimit për liberalizmin e vizave me Shqipërinë. Ajo ka theksuar se ka përfunduar prezantimi i raportit nga Komisioni Evropian për vendet anëtare në Parlamentin Evropian dhe se beson se skenari i parashikuar se gjithçka do të ndodhë brenda vitit 2010 nuk ka asnjë shtyrje. Ajo ka nënvizuar se vendimi dhe paraqitja e raportit të KE-së si dhe miratimi në një mbledhje të Këshillit Evropian, që merret me çështjet e sigurisë, drejtësisë dhe lirisë, nuk është pjesë e axhendës që vendoset nga Tirana zyrtare. “Për ne e rëndësishme është që pas këtij raporti të prezantuar nga KE-ja, i cili vlerëson në mënyrë thelbësore arritjen dhe progresin e Shqipërisë në këtë proces, me përmbushjen e detyrimeve edhe më mirë sesa kanë qenë vendet e tjera, të cilat kanë përfituar nga ky proces në vitin 2009”, - tha Bregu. Ministrja e Integrimit është shprehur se nuk sheh asnjë ndikim të situatës politike në procesin për heqjen e vizave. Bregu deklaratën e ka bërë pas takimit të nënkomitetit të tretë të Stabilizim-Asocimit. Gjatë kësaj mbledhjeje, sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Integrimit, zëvendësshefi i Njësisë së Çështjeve Ekonomiko-Financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, Chistophe Pavret de la Rochefordiere, u shpreh se Shqipëria la një rritje impresionuese ekonomike. Sipas tij, përgjigjet e pyetësorit të KE-së për Shqipërinë janë duke u shqyrtuar dhe se materiali i parë deri më tani duket impresionues.