Agjentët prangosin tutorët dhe prostitutën 19-vjeçare
29/04/2010 Një akt seksual 7 deri në 100 mijë lekë
TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme tre persona për “trafik femrash” dhe “ushtrim prostitucioni”. Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë dy tutorët dhe një vajzë. Të arrestuarit janë Jeton Torozi, 24 vjeç, banues në Tiranë, Edmond Selmani, 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe vajza me inicialet M.P, 19 vjeçe, banuese në Durrës. Arrestimi i tyre është bërë në një hotel në afërsi të zonës së Freskut në kryeqytet. Ndërkohë që policia sqaron se arrestimi i vajzës është kryer pasi u kapën në flagrancë në ambientet e një hoteli të ndodhur në afërsi të lokal “Fresku”, duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt shumës së parave 7 000 lekë me një shtetas. Për Torozin dhe Selmanin, policia ishte vënë në dieni prej kohësh për aktivitetin e tyre. Sipas policisë, dy personat kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme të Tiranës edhe dy shtetase të tjera 19-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare, kundrejt përfitimit të parave që variojnë nga 7 000 deri në 10 000 lekë.