Ndryshon kreu i doganave, emërohet Flamur Gjymishka
29/04/2010 Vendimi
Qeveria ka vendosur në mbledhjen e djeshme të shkarkojë nga detyra Drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Endri Pema. Vendimi për shkarkimin e kryedoganierit erdhi pas propozimit që u bë nga Ministria e Financave. Në vend të Endri Pemës, në Drejtorinë e përgjithshme të Doganave është emëruar Flamur Gjymishka. Pema u caktua në postin e kreut të doganave në mesin e muajit prill të vitit të kaluar, duke zëvendësuar në atë kohë Përparim Dervishin. Vendimi për shkarkimit nga detyra të Dervishit, është motivuar me faktin e rënies së të ardhurve nga doganat në atë periudhë. Ndërkohë që gjatë prezantimit të Pemës u kërkua që doganat duhet të kenë marrëdhënie më të mira me biznesin. Vetë kryedoganieri ditën e prezantimit kërkoi masa të rrepta, duke nënvizuar se do të ketë punë më fiktive. Megjithatë, pas një viti drejtuesit e Ministrisë së Financave i kanë propozuar qeverisë shkarkimin e tij. Shkarkimi i numrit një të doganave është motivuar me kërkesën e qeverisë për t’i dhënë impuls të ri punës në këtë sektor. Ky propozim është pranuar dje nga ekzekutivi dhe Kryeministri, duke vendosur shkarkimin e Drejtorit të përgjithshëm të Doganave. Me emërimin e ri pritet që t’i jepet një hov i mëtejshëm punës në këtë institucion për sa i përket rritjes së të ardhurave, si dhe përmirësimit të performancës në raport me biznesin.