Bregu: Opozita bllokuese, ua mohoi shqiptarëve fondet që do të vinin nga statusi kandidat
TIRANE – “Gjithçka mund të bëhej më mirë po të mos kishim një opozitë bllokuese që me dashakeqësi ua mohoi shqiptarëve fondet që do të vinin nga statusi kandidat.” Kështu u shpreh sot ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ne aktivitetin e zhvilluar me rastin e prezantimit të projektit AWM- Adriatic Welfare Mix: Zhvillimi dhe integrimi i sistemit të mirëqenies sociale drejt një modeli mirëqenieje sociale të kombinuar, menaxhuar lokalisht në zonën e Adriatikut.
Bregu përgëzoi të gjithë ata që kanë kontribuar në hartimin dhe zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët e Tiranës, e veçanërisht për banorët e njësisë NR 9.
“Janë miratuar e zbatuar shumë projekte, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, u shpreh ministrja Bregu.
"Qeveria ka investuar në rrugë, në krijimin e mundësive për investim e për hapjen e bizneseve; ka mundësuar rritje ekonomike të qëndrueshme dhe se ka si prioritet t’i kushtohet gjithmonë e më shumë vëmendje shtresave më vulnerabël, shtoi me tej ajo.
(er.nu/ata/BalkanWeb)