E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Apeli nuk ndryshon vendimin për Emiljano Shullazin, dënohet me 1.5 vite burg

SHKODER –Seriali i shtyrjeve të gjyqit ndaj Emiljano Shullazit ka përfunduar sot. Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që dënon Emiljano Shullazin dhe Elidon Harizajn me 1.5 vite burg nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Gjyqi ndaj Shullazit është shtyrë shtatë herë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, por sot gjykatësi Astrit Kalaja shqiptoi vendimin ndaj të pandehurve, duke lënë në fuqi dënimin e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë. Dy të pandehurit ishin të pranishëm në seancë.

Emiliano Shullazi dhe Elidon Harizaj janë arrestuar një vit më parë në kryqëzimin e Shëngjinit, në Lezhë me akuzën për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi është arrestuar disa herë, ndërsa është dënuar për trafik droge.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›