E Diel, 1 Nëntor 2026

Strehimi i muxhahedinëve në Shqipëri, mbërrijnë 14 të parët nga Bagdati

muxhahedinet-iranTiranë- Mbrëmjen e së mërkurës kanë mbërritur në Tiranë 14 muxhahedinët e parë nga Irani. Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe se ata kanë ardhur nga Bagdati ku kanë qëndruar më parë.

Ky është grupi i parë i muxhahedinëve nga 210 që Shqipëria ka preanuar me anë të një marrëveshje që është nënshkruar nga shefi i qeverisë Berisha pak muaj më parë.

Edhe SHBA-të, OKB-ja dhe Brukseli i e kanë vlerësuar vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar në vendin tonë 210 muxhahedinj.

E kam ndjekur çështjen e ofertës nga Berisha. Oferta, nuk është zgjidhje e plotë, por është rruga e duhur. Jam e bindur se është hapi i parë në drejtimin e duhur. Kjo meriton mbështetjen e të gjithëve.

Kështu është shprehur baronesha Catherine Ashton, ndërsa një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje anëtarëve të grupit sirian të muxhahedinjve që jetojnë në një bazë ushtarake amerikane pranë Bagdadit, të pranojnë ftesën e Shqipërisë për azil, kësaj thirrje i është bashkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.

Zëdhënësi i OKB-së Eduardo Del Buey tha se gjithashtu Ban Ki Moon nxiti vendet e tjera anëtare të OKB-së që të ndjekin shembullin e Shqipërisë, për tu ofruar azil anëtarëve të opozitës iraniane.

Ndërsa zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland tha se DASH, ka kërkuar nga Muxhahedinët e Popullit në Iran, që ta pranojnë ofertën e Tiranës.

Këto reagime erdhën pasi zëdhënësi i opozitës siriane ka kundërshtuar strehimin si azilant të 210 prej muxhahedijve, me arsyetimin se ata nuk janë vetëm aq në numër, por mbi 3000 persona.

Një ditë pas 16 marsit kur Qeveria shqiptare ofroi azil për 210 anëtarët e një grupi opozitar iranian të cilët aktualisht jetojnë në një bazë ushtarake amerikane pranë ish-kryeqytetin irakian, Bagdad, kjo organizatë nuk do ta pranojë ofertën.

Kjo pasi numri i të pranuarve është vetëm 210, në krahasim me 3000 anëtarët që ka kjo organizatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›