Bregu: Opozita po sulmon Tom Rixh

Lidhur me pranine e Damir Fazllic, ne nje mbledhje ministrash per ceshtjen e sigurise kombetare, zedhenesja e Keshillit te Ministrave, Majlinda Bregu tha se ai ishte atje si shoqerues i Tom Rixh.
“Sekretari Rixh me eksperiencen e tij te gjate si guvernator i njerit prej shteteve me te rendesishme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, sekretari i pare i SHBA-se per ceshtjen e sigurise me keshillat, sygjerimet dhe idete e tij te vyera te shprehura ne ne nje sere takimesh dhe bisedash me drejtues te institucioneve dhe agjencive te ndryshme te vendit, i dha nje ndihme dhe mbeshtetje qeverise shqiptare dhe Shqiperise ne teresi ne fushen e sigurise dhe permiresimit te imazhit te vendit ne kete drejtim”, eshte shprehur Bregu.
Ajo akuzoi kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, se me akuzat e tij ndaj Rixh po ndjeke te njejtin hap me “atin e tij shpirteror Enver Hoxha”.
“Rama qe kerkon te binde shqiptaret se Tom Rixh me veprimet e tij ne Shqiperi paska perbere rrezik, qe me sulmet e tij te shfrenuara tenton t’i shpalle veprimet e ish-sekretarit Rixh si nje kercenim per sigurine e vendit, deshmon se me keto qendrime vazhdon ison e atit te tij shpirteror Enver Hoxha i cili per 45 vjet ua serviri shqiptareve SHBA-te, vendin e madh te lirise, si rrezikun e tyre kryesor”, deklaroi Bregu.
Ajo theksoi se takimi i Rixh me ministrat shqiptare ne lidhje me sigurine kombetare eshte pasqyruar ne gazeten “Ushtria” ku behet e ditur se keshilltari i kryeministrit ka qene ne shoqerine e biznesmenit Fazllic. “Ka pasur nje njoftim zyrtar te publikuar ne gazeten ‘Ushtria’ dhe ne te gjitha njoftimet thuhej se sekretari i Shtetit dhe keshilltari Tom Rixh, shoqerohej nga biznesmeni Fazllic”, tha ajo.
“Nese ju mesoni se Tom Rixh e ka pasur me vete Fazllic, sepse ishte ose nenkuptonte rrezik per sigurine kombetare te Shqiperise, kjo ju lihet juve (gazetareve) pastaj per t’i dhene pergjigje”, theksoi ministrja e Integrimit.