E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Shteti mafioz po sulmon prokurorine

Levizja Socialiste per Integrim ka reaguar sot ndaj deklarates se djeshme te Ministrise se Brendshme per hetimin e dy prokuroreve te ceshtjes “Fazllic”.

Sekretari i pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, ne nje deklarate per shtyp ka denoncuar “sulmin” e qeverise Berisha ndaj prokurorise dhe kapjen e shtetit shqiptar nga mafia.

“Shteti i kapur i Berishes po sulmon Prokurorine e Pergjithshme. Ne Shqiperi eshte instaluar shteti mafioz i kryeministrit dhe Ministria e Brendshme eshte ulur ne gjunje para mafias. Largimi sot i Berishes eshte nje detyrim kombetar i opozites”, ka pohuar Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›