LSI dënon sulmin ndaj Prokurorisë: I pashembullt
LSI ka dënuar sulmin që Ministria e Brëndshme ka kryer ndaj Prokurorisë. Në një deklaratë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Petrit Vasili është shprehur se sulmi i djeshëm është një akt i shëmtuar i qeverisë Berisha.
TIRANE- Në një deklaratë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaroi se shteti është kapur nga klanet të lidhura me Fazlliç. Vasili tha për mediat, se të gjithë shqiptarët kanë dëgjuar dhe parë të skandalizuar, sesi shteti i kapur i Sali Berishës sulmoi egërsisht Prokurorinë shqiptare.
“Veprimi i djeshëm i Ministrisë së Brendshme të Berishës është një nga aktet me te shëmtuara dhe që pason në mënyrë shumë të rrezikshme deklarimet e turpshme, shantazhuese dhe shumë të rënda të Berishës ne parlamentin shqiptar e që shënonin delegjitimimin e parlamentit dhe shndërrimin e tij nga vendi legjitim i përfaqësuesve të popullit, në një foltore të mafies ndërkombëtare”-theksoi Vasili.
Më tej Sekretari i Përgjithshëm i LSI, inkurajoi Prokurorinë që të vazhdojnë pa hezitim punën e tyre për të zbardhur të gjithë këtë aferë mafioze kryeministrore të përmasave shumë të mëdha.
“Drejtësia shqiptare duhet te filloje menjëherë hetimet për shpërdorimin e pashembullt te detyrës ndaj ministrave të Berishës përgjegjës te drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare te cilët kanë vëne në dispozicion të njerëzve shumë të dyshimtë si Fazlliç dhe në shkelje flagrante dhe kriminale të ligjit sekretet e shtetit dhe të sigurisë kombëtare”-përfundoi Vasili.
LSI ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e saj të palëkundur se Berisha duhet të largohet menjëherë e të vihet në dispozicion të drejtësisë dhe e gjithë opozita pa asnjë ekuivok duhet te jete unike në këtë qëndrim. (a.r/start/Balkanweb)