Iliria mberrin ne qytetin e Vlores

Te pranishem ne kete ceremoni kane qene drejtues te pushtetit lokal dhe atij vendor te Vlores si dhe drejtues te flotes ushtarake detare te Shqiperise.
Te pranishmit kane vizituar ambjentet e brendshme te anijes ku jane njohur me te dhenat teknike te saj si dhe per projektin ne baze te te cilit do te ndertohen dhe 3 anije te tjera.
Sipas Komandantit te Flotes, Kristaq Gerveni kjo anije do t’i sherbeje mjaft flotes detare shqiptare, ndersa ka theksuar se tashme ka nisur puna per ndertimin e kantierit ku do te ndertohen tre anijet e tjera analoge me anijen “Iliria”.
Mbas nje lundrimi te gjate disa ditor, anija e pare patrulluese e ndertuar ne baze te marreveshjes midis Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe nje kompanie holandeze te prodhimit te mjeteve detare, mberriti ne Vlore.
Sipas kesaj marreveshjeje, anija e pare u ndertua ne Holande, ndersa 3 anijet e tjera do te ndertohen ne Kantjerin e Riparimit te Anijeve ne Pashaliman, Vlore.