E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Pjesëmarrja në votime, mbi 36% - presim me qetësi verdiktin e qytetarëve

23-06-2013 / Gazeta 55

Deklaratë e zëdhënëses së qeverisë dhe njëherazi ministres së Integrimit, Majlinda Bregu: Thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni!

“Jam këtu për t’ju përcjellë lajmin e mirë të pjesëmarrjes me ritme të kënaqshme të shqiptarëve sot në votime.
Të dhënat paraprake tregojnë se në të gjithë Shqipërinë pjesmarrja e votuesve ka shkuar mbi 36%, ose 3 % më e lartë, e krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit 2009.
Partia Demokratike fton qytetarët shqiptarë të vazhdojne të votojnë e të shprehin vullnetin e tyre të lirë.
Gjithashtu, Partia Demokratike i bën thirrje forcave të tjera politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme, dhe te presin me qetësi dhe durim verdiktin e sovranit.
Demokracia bashkon çdo shqiptar pavarësisht bindjeve të tyre politike.
Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të hedhin votën e tyre.
Sot dëgjohet zeri i çdo qytetari!
Vota e çdo qytetari është votë për mirëqënien, Shqipërinë e zhvilluar, Shqipërinë europiane”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›