E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Votimi edhe pas orës 19:00, për ata që janë në pritje

TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) bëri të ditur se proçesi i votimit për zgjedhjet elektorale 2013, do të vazhdojë edhe pas orës zyrtare 19:00 për të gjithë ata që janë në pritje, për të votuar. 

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha, tha se votimi do të vazhdojë edhe përtej orës 19:00, duke i dhënë mundësi të gjithë zgjedhësve që janë në pritje për të votuar në qendrat elektorale.

KQZ: Deri në orën 16:00 kanë votuar 43,18% e zgjedhësve
Komisioni Qendor Zgjedhor bëri me dije të dhënat më të fundit për pjesmarrjen në votime deri në orën 16:00, sipas së cilit kanë votuar 43,18% e zgjedhësve.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja Drilona Hoxhaj, shprehu shqetësimin se disa ZAZ nuk kanë përcjellë të dhënat herë pas herë në KQZ, teksa u ka bërë apel komisoneve zonale që të paraqesin të dhënat pranë KQZ. 

Pjesmarrja në votime sipas KQZ:
ZAZ nr. 68 në Berat – pjesmarrja 37.51
ZAZ në Dibër- pjesmarrja 32.09%
ZAZ nr. 21 Durrës-pjesmarrja 37.96%
ZAZ nr. 23 Durës – pjesmarrja 29.95%
ZAZ nr. 55 në Fier – pjesmarrja 37.23%
ZAZ nr. 80 në Gjirokastër- pjesmarrja 36.42%
ZAZ nr. 13 Korcë – pjesmarrja 41.2%
ZAZ nr. 72 Korcë- pjesmarrja 42.16%
ZAZ nr. 13 Lezhë- pjesmarrja 30.77 %
ZAZ nr. 15 Lezhë- pjesmarrja 41.54%
ZAZ nr. 3 Shkodër – pjesmarrja 39.2%
ZAZ nr. 6 Shkodër- pjsmarrja 31.3%
ZAZ nr. 7 Shkoder – pjesmarrja 29.01%
TIRANË
ZAZ nr. 28 –pjesmarrja 42.75%
ZAZ nr. 31- pjesmarrja 42.92%
ZAZ nr. 32- pjesmarrja 443.72 %
ZAZ nr. 34/- pjesmarrja 34.52%
ZAZ nr 40- pjesmarrja 34.69 %
VLORË
ZAZ nr. 83- pjesmarrja 23 %
ZAZ nr. 87- pjesmarrja 29.37 %

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen në votime deri në orën 13:00 duke theksuar se deri në këtë orë kanë votuar 35.24 për qind e zgjedhësve.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilon Hoxhaj ka sqaruar se procesi nisi normalisht me hapjen e qendrave të votimit në orën 07:00 në mbarëvendin.  Zëdhënësja e KQZ, Hoxhaj ka bërë një përmbledhje të situatës në vend duke pasqyruar ecurinë e procesit të votimit në shkallë vendi, si dhe duke njoftuar per vonesat rreth hapjes së qendrave, problemeve të para dhe pjesëmarrjen në votime sipas ZAZ-ve.

“Në qarkun Tiranë nga 785.086 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 5.546 votues ose 34,97%, në qarkun e Gjirokastrës nga 122.039 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 9.290 votues ose 35,41%. Tre qendra votimi në Dukagjin janë hapur me vonese. Në fshatin Mollas në ZAZ numër 46 mungonin fletët e votimit dhe për pasojë procesi ka nisur me vonesë. Në 5 qendra votimi në Lac janë ndërprerë në orën 8:30 minuta”,- tha Hoxhaj.

KQZ: Të dhënat e para rreth pjesëmarrjes në votim
ZAZ 23, 22.2%

ZAZ 50, 6.38%

ZAZ 13, 21.52%

ZAZ 4, 19.75 %

ZAZ 29, 17.28%

ZAZ 33, 18.93%

ZAZ 85, 11.32%
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Bregu: Pjesëmarrja në votime 3% më e lartë se në vitin 2009 Vëzhguesit Vendore: Pjesëmarrja në votime, 23.5% deri në mesditë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›