E Diel, 1 Nëntor 2026

Vota e sotme, përcaktuese për të vijuar rrugën përpara për zhvillimin dhe integrimin

23-06-2013 / Gazeta 55

“Rama dhe socialistët nuk kanë asnjë plan konkret dhe asnjë zgjidhje reale specifike, por gjithmonë e më shumë slogane boshe”


Në këto 8 vite të qeverisjes së demokratëve, Shqipëria ka ecur mjaft përpara. Janë realizuar shumë projekte, është investuar në vepra publike si dhe janë rritur pagat dhe pensionet. Sigurisht që mbetet ende shumë për tu bërë, por vazhdimësia e këtij projekti e bën zhvillimin më të prekshëm, e bën atë që të përjetohet nga çdo qytetar shqiptarë. Ndryshimi i këtij kursi do të ishte i rrezikshëm, jo vetëm kthim pas në vitet e para 2005-ës, por njëherazi një shumëzim me zero i gjithçkaje që është arritur në këto 8 vite. Sikurse, një rrezik permanent përbën për të gjithë qytetarët e këtij vendi, alternativa që ofron Partia Socialiste, një alternativë larg interesit të qytetarëve, larg zhvillimit. Dita e sotme, dita e zgjedhjeve parlamentare, mbart një rëndësi të veçantë, pasi “detyrimi” i votuesve është që të votohet njëra apo tjetra alternativë. Kjo padyshim që në tërësinë e saj, është një e drejtë kushtetuese, një e drejtë për të zgjedhur në mënyrë të pavarur. Por, para se të shkojmë drejt kutive të votimit, duhet tu referohemi disa të dhënave, disa treguesve të sotëm dhe pritshmërive për të ardhmen. Mesazhi i Partisë Demokratike, është mesazhi më i qartë pse sot PD duhet të votohet nga të gjithë shqiptarët, për të marrë një mandat të tretë qeverisës. “Këtë udhëtim ne e kemi bërë së bashku. Dhe së bashku kemi arritur kaq shumë. Vetëm para pak vitesh, Shqipëria ishte një vend pothuajse i harruar në të shkuarën. Mungonin dritat dhe uji. Ndërsa rrugët tona ishin pothuajse të pakalueshme. Por sot, ne po ecim përpara. Dhe këtë e kemi arritur së bashku. Ne kemi ndërtuar mbi 10.000 kilometra rrugë të reja si dhe kemi ndërtuar Rrugën e Kombit dhe Tunelin e Elbasanit. Ne kemi rindërtuar dhe rikonstruktuar mbi 1.300 shkolla dhe 400 qendra shëndetësore dhe spitale. Pagat për profesionet e rëndësishme si ato të mësuesve dhe infermierëve janë dyfishuar. Eksportet, turizmi dhe qasja në internet janë rritur. Tarifat e telefonisë celulare janë ulur. Taksat janë ulur. Ndërsa tani ne mund të udhëtojmë pa viza në Europë - si dhe jemi një vend krenar që jemi anëtar të NATO-s. Të gjitha këto kanë krijuar vende pune – dhe Partia Demokratike ka një plan konkret për të hapur 250.000 më shumë vende pune. Ne do të ulim taksat për bizneset dhe qytetarët, do të ndërtojmë Gazsjellësin Trans - Adriatik, Kaskadën e Devollit, si dhe do të ofrojmë subvencione të reja për fermerët. Dhe më në fund ne do bëjmë të mundur që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Por nëse do të bëhej siç duan Edi Rama dhe Partia Socialiste, asnjë nga këto zhvillime nuk do të ishin arritur; sepse ata bllokuan, bojkotuan dhe votuan kundër këtij zhvillimi në çdo hap të rrugës tonë. Ndërsa Rama dhe socialistët nuk kanë asnjë plan konkret dhe asnjë zgjidhje reale specifike, por gjithmonë e më shumë slogane boshe. Të dielën, ju jeni përballë një vendimi të rëndësishëm për të zgjedhur midis këtyre dy alternativave: Një lideri dhe një partie që kanë bllokuar dhe bojkotuar progresin në çdo hap të rrugës tonë. Dhe një lideri dhe një partie me arritje konkrete në krijimin e vendeve të punës dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe me një plan konkret për të ardhmen. Së bashku do të hapim 250 mije vende të reja pune, paga minimale mbi 350 dollarë, paga e mësuesit do të jetë 700 dollarë dhe pensione minimal mbi 150 dollarë, do të trefishojmë grantet për fermerët, do të përfundojmë legalizimet dhe japim tapitë e tokave për 6 muaj, do të heqim taksat për çdo të ri të punësuar, do të ndërtojmë Boshtin e Jugut dhe Rrugën e Arbrit, do të marrim statusin dhe ecim me integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave me SHBA. Ne po ecim në drejtimin e duhur. Dhe ne kemi kaq shumë për të bërë së bashku për ndërtimin e një Shqipërie të zhvilluar dhe Europiane. Ky është momenti ynë. Sot, le të votojmë rrugën përpara, së bashku. Le të votojmë për Partinë Demokratike”. Ky është mesazhi më kuptimplotë se pse PD duhet të votohet jo vetëm nga demokratët dhe të qendrës, por edhe nga socialistët!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›