Exit- poll i “Civitas Albania”: Koalicioni i PD fiton zgjedhjet parlamentare
“Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, kryeson në rang kombëtar me mbi 48% të votave, duke lënë pas koalicionin e majtë, të kryesuar nga PS, me 46%
Pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit Civitas Albania shpalli exit pollin mbi zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Fituese në këto zgjedhje sipas sondazhit të kësaj kompanie është Partia Demokratike me 42%, përkundrejt 40 % të Partisë Socialiste. Ky rezultat është në rang kombëtar. Po në rang kombëtar kompania në exit pollin e saj nxjerr fituese koalicioni e djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike me 48%, i cili ndiqet nga koalicioni i majtë i kryesuar nga partia Socialiste me 46%. Civitas Albania do të publikojë pas një ore dhe ndarjen e mandateve për deputetë si për koalicionet ashtu dhe për partitë përkatëse.
Exit Poll sipas “Civitas”
PD 42%
PS 40%
PD+KOALICION 48%
PS+KOALICION 46%