E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Do paraqesim buxhet alternativ

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste diskutoi edhe një herë lidhur me buxhetin e vitit 2009, për shkak se sot është votimi në parim. Sipas Kryetares sw grupit parlamentar Valentina Leskaj kjo votë do të jetë kundër, sepse nuk mund të jetë votë pro një buxheti që varfëron shqiptarët. Leskaj gjithashtu shtoi se buxheti i paraqitur nga qeveria për 2009-ën, ka probleme të mëdha, lidhur me mungesën e një pakete antikrizë, ndërkohë që të gjitha vendet evropiane dhe përtej tyre, kanë paraqitur paketa antikrizë, për të përballuar krizën që është në derë edhe për Shqipërinë.Gjithashtu Leskaj shtoi se buxheti ka probleme të mëdha për sa i takon investimeve, sidomos çështja që ka të bëj me fillimin e investimeve, duke alokuar 5 -10 % të fondeve, gjë që është e palejueshme, ndërkohë që do të thotë ta kthesh buxhetin në një piramidë dhe po ashtu ka probleme të mëdha me institucionet e pavarura, për sa kohë që qeveria pretendon se është e angazhuar për të luftuar korrupsionin, i cili nuk mund të luftohet për sa kohë institucionet e pavarura kondicionohen me buxhet, pra nuk u plotësohet buxheti. Ne si Grup Parlamentar Socialist, u shpreh Leskaj kemi përgatitur një paketë propozimesh të cilën do ta paraqesim nesër në formën e një buxheti alternativ. Shpresoj që qeveria të reflektojë, edhe pse ne e bëmë këtë vitin e kaluar, por nuk u mor në konsideratë. Le të shpresojmë që Shqipëria kur ka krizën në prag, qeveria t'i thërrasë arsyes, të ulet të shqyrtojë paketën e propozimeve që ne do të bëjmë si Parti Socialisteu shpreh Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›